Categories: sport

Messi hyn sërish në garën për Topin e Artë, publikohen pesë emrat më të favorizuar

Kupa e Botës 2026 ka sjellë një kthesë të fortë në garën për Topin e Artë, pasi paraqitjet në turneun më prestigjioz të futbollit botëror po ndikojnë tashmë drejtpërdrejt në renditjen e favoritëve.

Të lidhura

None found

Sipas përqindjeve të bëra publike, pesë kandidatët kryesorë për trofeun prestigjioz janë tashmë të qartë.

Harry Kane – 22.27%

Kapiteni i Anglisë vijon të mbajë vendin e parë në këtë garë. Performanca e tij shumë e mirë me klubin, e shoqëruar me paraqitje të qëndrueshme në Kupën e Botës me përfaqësuesen angleze, e mban atë në krye të listës.

Kylian Mbappe – 19.30%

Francezi i njohur ka përmirësuar dukshëm pozitat e tij falë nivelit të lartë të treguar në këtë turne. Me shtatë gola të realizuar, Mbappe po e shtyn Francën drejt fazave përmbyllëse të Kupës së Botës dhe është afruar ndjeshëm me Kane në betejën për çmimin individual.

Michael Olise – 12.06%

Lojtari i krahut po kalon një Botëror shumë të mirë me Francën. Pas paraqitjeve pozitive në futbollin e klubeve, Olise ka ruajtur të njëjtin ritëm edhe me kombëtaren, duke u kthyer në një nga figurat më të rëndësishme të fazës sulmuese franceze dhe duke hyrë mes pretendentëve më seriozë.

Ousmane Dembele – 12.06%

Futbollisti i Paris Saint-Germain mbetet ende pjesë e kësaj gare falë aftësive të tij personale dhe rolit që ka pasur në lojën e Francës. Megjithëse krahasuar me periudhën para nisjes së turneut shanset e tij kanë rënë disi, Dembele vazhdon të konsiderohet një emër me peshë në këtë renditje.

Lionel Messi – 10.34%

Ylli argjentinas është rikthyer në mënyrë të bujshme mes pretendentëve kryesorë për Topin e Artë. Me Argjentinën ai ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë një asistim në këtë Botëror, çka i ka rritur ndjeshëm mundësitë për të synuar trofeun e nëntë në karrierë.

Përpara startit të Kupës së Botës, gjasat e Messit llogariteshin vetëm në 0.97 për qind, por paraqitjet e tij me Argjentinën kanë ndryshuar ndjeshëm peshën e kandidaturës së tij.

Nëse Argjentina e vijon marshimin drejt trofeut, atëherë Messi mund të ketë një shans real për të fituar për herë të nëntë çmimin individual më të rëndësishëm në futboll.

Mes emrave të tjerë që përmenden në këtë garë janë edhe Erling Haaland me 6.59 për qind, Khvicha Kvaratskhelia me 4.83 për qind, Jude Bellingham me 4.26 për qind, Declan Rice me 3.45 për qind, Cristiano Ronaldo me 2.79 për qind, Vinicius Junior me 2.13 për qind, Julian Alvarez me 1.08 për qind dhe Raphinha me 0.89 për qind. //

të fundit

Zbulohen 200 mijë euro të padeklaruara në automjetin e një shtetasi hungarez në Tabanoc

Në pikën kufitare të Tabanocit, te një shtetas hungarez janë zbuluar 200.000 euro, të cilat ai ishte përpjekur t’i fuste…

1 minute ago

Jarinje and Merdare face long queues, with waits of up to four hours

Fluksi i udhëtarëve në pikat e kalimit kufitar të Kosovës është shtuar gjatë orëve të pasdites, ndërsa në disa vendkalime…

10 minutes ago

Kurti and Spajiq discuss Kosovo–Montenegro cooperation and closer ties with the EU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me homologun e tij malazez, Milojko Spajiq, në përmbyllje të Samitit të Procesit…

10 minutes ago

After eye injury during protest, Erjon Vishkulli arrives in Rome for rare surgery

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së së shtunës në Tiranë, ka mbërritur në Romë,…

11 minutes ago

Young protesters confront police over injuries at demonstrations: “You chose disgrace; not even the Greeks or Serbs have done this to us

Momente tensioni janë regjistruar gjatë protestës së 13-të studentore në Tiranë, ku të rinjtë janë përballur verbalisht me efektivët e…

12 minutes ago

Pas dëmtimit në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli mbërrin në Romë për një operacion të rrallë

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së së shtunës në Tiranë, ka mbërritur në Romë,…

15 minutes ago