Categories: sport

Messi: E ndjejë që Zoti po e ruante këtë moment për mua

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi është shprehur shumë i lumtur pasi fitores në finalen e Kupës së Amerikës kundër Brazilit.

“Unë e ndjej që Zoti po e ruante këtë moment për mua, kundër Brazilit në finale dhe në shtëpinë e tyre.

Të lidhura

None found

“E vërteta është që kjo gjë është e çmendur. Nuk do të ketë moment më të mirë se ky. Lumturia është e pafund, e dija se kjo do të ndodhte në një pikë.”

“Unë pata shumë besim tek grupi, të cilët janë rritur shumë që nga Kupa e fundit e Amerikës. Ata janë një grup i njerëzve shumë të mirë që përparojnë dhe nuk ankohen.”

“Pas Kupës së fundit të Amerikës, ju thash këtyre lojtarëve që ata do të jenë e ardhmja e kësaj kombëtare. Unë nuk isha gabim dhe ne sot jemi kampion.”

“Lumturia që kam momentalisht është e papërshkrueshme. Më kanë treguar që çdo kund është duke u festuar. Unë dua të falënderoj njerëzit në Rosario për vlerësimin. Unë dua të ndaj këtë fitore me bashkëlojtarët e mi, që ishin me mua dhe afër shumë herë. Ata bënë shumë për Kombëtare dhe ata po ashtu e meritojnë të përjetojnë diçka si kjo. Unë e di se ata janë shumë të lumtur për Argjentinën”

“Jam shumë i lumtur. Kam ëndërruar shpesh për këtë. Unë e ndjej se Zoti po ruante këtë moment për mua. Kundër Brazilit në finale, në shtëpinë e tyre. Përtej kënaqësisë, ne ende nuk dimë se çka kemi arritur në të vërtetë.”

“Kjo ndeshje do të shkoj në histori, jo pse ne jemi bërë kampion, por sepse ishte kundër Brazilit dhe në tokën e tyre.”

“Unë mendova familjen time kur ndeshja përfundoi. Shpeshherë ne duhet të vuanim dhe të shkonim në pushime të mërzitur. Kësaj radhe është ndryshme. Falënderoj Zotin për këtë moment”, u shprehë Messi./

të fundit

Çfarë tiparesh marrim nga nëna dhe cilat nga babai?

Çfarë trashëgojmë nga nëna dhe çfarë nga babai? — Klan Kosova [...]Read More...

2 minutes ago

Pas shitjes së kompanisë për 112 milionë euro, biznesmeni shpërndan 4 milionë euro me punonjësit

Shiti kompaninë për 112 milionë euro, biznesmeni ndan 4 milionë me punëtorët — Klan Kosova [...]Read More...

2 minutes ago

Barcelona rrezikon të luajë pa mbrojtje ndaj Real Madridit në El Clasico

Barcelona do ta presë Real Madridin të dielën, nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së 10-të të La Ligës.…

6 minutes ago

Abdixhiku kritikon PDK-në për kërkesën ndaj Ligjit për Specialen: Çfarë do të bëni me baltën ndaj LDK-së?

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, reagoi pas kërkesës së grupit parlamentar të PDK-së drejtuar presidentes Justina Shiroka-Pula për rikthimin në…

6 minutes ago

Macron paralajmëron ndalimin e protestave të paligjshme dhe akuzon të majtën ekstreme për trazirat në Francë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi të enjten se protestat që konsiderohen “të paligjshme” do të ndalohen në ditët në…

14 minutes ago

Studentët në ditën e dhjetë të protestës kërkojnë largimin e Ramës, tubimi zhvendoset te Kryeministria

Një protestë maratonë e studentëve dhe e qytetarëve është mbajtur sot më 22 tetor. Protesta ka nisur që në orën…

17 minutes ago