Categories: sport

Mesazhi i Lamine Yamal qetëson Spanjën pas barazimit në startin e Kupës së Botës 2026

Lamine Yamal ka larguar çdo shqetësim te tifozët dhe stafi i kombëtares së Spanjës për gjendjen e tij fizike, pas barazimit 0-0 ndaj Kepit të Gjelbër në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2026.

Pas këtij takimi, lajmi më pozitiv për spanjollët mbetet pikërisht situata e talentit të Barcelonës, i cili duket plotësisht i përgatitur për sfidat e radhës në këtë turne.

Të lidhura

None found

18-vjeçari, që kishte lënë pas së fundmi një lëndim, dha një deklaratë të shkurtër, por shumë qartësuese, duke hedhur poshtë çdo dyshim për një problem të mundshëm fizik.

“Gjithçka është perfekte”, tha Yamal për SPORT, duke bërë të ditur se ndihet mirë dhe se nuk ka pasur asnjë shqetësim në këmbë.

Këto fjalë kanë rikthyer qetësinë në kampin e Spanjës, i cili mbeti i zhgënjyer pasi humbi dy pikë në ndeshjen hapëse të turneut. Pas vërshëllimës së fundit, disa prej lojtarëve të rinj të skuadrës, si Gavi, Nico Williams dhe Dani Olmo, e shfaqën hapur frustrimin e tyre.

Megjithatë, portieri i Spanjës, Unai Simón, kërkoi qetësi, duke theksuar se Kupa e Botës është një kompeticion i gjatë dhe se skuadra duhet të mbetet e përqendruar te ndeshjet që e presin.

Ai vlerësoi gjithashtu paraqitjen në mbrojtje të Kepit të Gjelbër, që arriti të bllokojë sulmin spanjoll dhe të sigurojë një pikë me vlerë në debutimin e tij në turne.

të fundit

Qelaj për vrasjen e Arlinda Zekajt: Viktima nuk kishte paraqitur ankesë tek ne

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, institucionet duhet të…

3 minutes ago

Harry Kane dhe përballjet me Kosovën: golat në Prishtinë, penalltia e pritur dhe triumfet e Anglisë

Shtatë vjet më parë, Harry Kane ishte në Prishtinë me Anglinë për përballjen ndaj Kosovës, në ndeshjen e fundit të…

11 minutes ago

Hoxhaj: PDK-ja vazhdon të kërkojë mbajtjen në fuqi të Ligjit për Specialen

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka hequr dorë nga Ligji për Gjykatën Speciale…

14 minutes ago

Sulm kibernetik ndaj sistemit online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, shërbimi ndërpritet një javë para votimit

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që sistemi i…

18 minutes ago

Humb jetën në punë në Itali 20-vjeçari shqiptar, u përmbys rulit gjatë asfaltimit të rrugës

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë. Rogert Ajdini,…

22 minutes ago

Natalie Portman: U përpoqa të dëshmoja se isha vajzë e mirë, mes presionit që nisi që në fëmijëri

Aktorja e njohur Natalie Portman ka rrëfyer se seksualizimi i imazhit të saj që në fëmijëri e shtyu të krijonte…

23 minutes ago