Ish-sulmuesi brazilian Mario Jardel pranoi se kishte tepruar në vitin 2002, ndërkohë që ishte ende duke luajtur futboll në mënyrë aktive.
Ish-lojtari i kombëtares braziliane zbuloi se ka pirë drogë teksa ishte në Sporting Lisbonës dhe ka marrë kokainë.
None found
– Kam mbidozuar në vitin 2002 dhe kam qenë zgjuar për shtatë ditë me kokainë. Për ata prej jush që më shikojnë, thjesht dijeni se ky nuk është një shembull pozitiv. Mendova se asgjë nuk do të më ndodhte, se gjithçka ishte në rregull. Rashë në fund dhe m’u desh shumë të ngrihesha, tha Jardel në emisionin në të cilin qau para kamerës, marrë nga Alo.
– E rëndësishme është që unë jam gjallë dhe që sot mund t’i them jo drogës – tha dikur golashënuesi më i mirë në Evropë, i cili fitoi “Këpucën e Artë” në vitet 1999 dhe 2002.
Karrierën e ka nisur te Vasko, ndërsa në Europë ka luajtur për Porton, Galatasaray, Sporting, Bolton, dhe Ancona.
Në Porto, ai shënoi deri në 130 gola në 125 ndeshje. /albeu.com/
Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si një pjesë e mediave shqiptare dhe kosovare po i…
Publicisti Adriatik Riza Dosti ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si një pjesë e mediave shqiptare dhe kosovare po i…
Dashi E ardhmja e marrëdhënieve tuaja nuk është e qartë deri sa të qartësohet e kaluara. Nëse doni dhe ju…
Më shumë se një vit e vetme, pa një partner në krahë, i ka lënë Monika Kryemadhit të kuptojë se…
Chelsea dhe Manchester Unitedi kanë refuzuar mundësinë për të transferuar talentin e Arsenalit, Myles Lewis-Skelly, sipas The Telegraph.19-vjeçari raportohet se…
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë 12 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri në të gjithë…