I huazuari i Chelseat, Armando Broja, mund të jetë njeriu për të zgjidhur mungesën e sulmuesve të West Hamit, thotë heroi i “Hammers”, Anton Ferdinand.
Produkti 20-vjeçar i akademisë Cobham po shijon një periudhë të suksesshme si huazim në ekipin tjetër të Premier League, Southampton.
Broja ka nëntë gola në emrin e tij në atë që ka qenë sezoni i tij i parë në ligën më të mirë.
Aftësia e tij teknike e patëmetë, vrapimi i fuqishëm dhe sy për gol ka tërhequr interesin nga një mori klubesh të mëdha.
Dyshja gjermane e Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit kanë regjistruar interesim për shqiptarin.
Arsenali gjithashtu thuhet se synon talentin e mrekullueshëm të Chelseat.
Por heroi i West Ham Ferdinand thotë se “Hammers” duhet të jenë në garë për Broja, me klubin që aktualisht ka mungesë të sulmuesve.
Ferdinand beson se Broja mund të sigurojë mbulim dhe konkurrencë të mirë për Antonion, si dhe të sigurojë të ardhmen afatgjatë të “Hammers” në atë pozicion./ h.ll/albeu.com
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Volos të Greqisë, ku një shtetas shqiptar ka vrarë bashkëshorten e tij. Sipas…
Policia e Tiranës, ka arrestuar një person dhe ka shpallur një tjetër në kërkim, në kuadër të hetimeve për ngjarjen…
Vëllai i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbër Veliaj ka dalë nga ambientet e SPAK, pasi qëndroi vetëm 5 minuta…
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Inspektor Enis Keta,…
Një shqiptar i akuzuar për vrasje ka shpërndarë një video në TikTok nga qelia e tij në një burg britanik,…
Pak minuta më parë, një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lin-Pogradec, ku një automjet ka goditur një të moshuar…