Pas 100 vitesh, “San Siro” do të shembet për të ndërtuar një stadium të ri.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, ai do të shëmbet pas Lojërave Olimpike Dimërore të 2026 për t’i hapur rrugë një stadiumi të ri i cili do të kushtojë 1 miliardë paund dhe do t jetë në gjendje të mbajë 60 mijë tifozë.
None found
“San Siro” që është shtëpia e Milanit dhe Interit është ndërtuar në vitin 1925 dhe ka hapur portat e tij në vitin 1926. Sot ai ka më shumë se 80 mijë vende dhe është një nga stadiumet më ikonë në botë.
Italianët i referohen si “Giussepe Meazza” pasi prej vitesh i është dhënë emri i futbollistit legjendar italian që luajti për të dyja ekipet e Milanos.
Stadiumi do të presë ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore 2026 dhe stadiumi i ri pritet të jetë gati në sezonin 2027-2028.
Stadiumi do të jetë në formë drejtkëndëshe dhe i rrethuar me pendë vertikale, të cilat do të shtrihen nga jashtë për të mbështetur një mur xhami që mbyll një hapësirë të përshkruar si një “galeri dielli”. Frymëzimi pas dizajnit thuhet se janë dy nga ndërtesat më të famshme të Milanos, Duomo di Milano dhe Galleria Vittorio Emanuele.
Sipas gazetës italiane Corriere della Sera, Interi dhe AC Milan vlerësojnë një rritje prej 120 milion € (105 milion £) në të ardhurat nga stadiumi i ri./ h.ll/albeu.com
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…