Pas vitesh diskutimesh dhe pritjeje, janë bërë publike planet për shembjen e “San Siros”, një prej impianteve më të famshme të futbollit në Evropë, si edhe projekti për ndërtimin e stadiumit që do ta zëvendësojë.
None found
Sipas raportimeve të mediave italiane, impianti i ri do të ketë më pak vende se “San Siro”, ndërsa nisja e punimeve parashikohet për vitin e ardhshëm.
Kjo do të shënonte fundin e një kapitulli të gjatë, gjatë të cilit stadiumi ka qenë shtëpia e përbashkët e dy klubeve rivale të Milanos, Milanit dhe Interit, për më shumë se 100 vjet.
Gazzetta dello Sport raporton se studiot arkitekturore Foster+Partners dhe Manica pritet të zbulojnë zyrtarisht muajin e ardhshëm versionin përfundimtar të projektit.
Investimi për ndërtimin e stadiumit të ri vlerësohet në rreth 2.15 miliardë euro. Kapaciteti i tij do të jetë 71,500 spektatorë.
Edhe në impiantin e ardhshëm, Milani dhe Interi do të vijojnë ta përdorin së bashku stadiumin. Sipas parashikimeve, të dy klubet pritet të sigurojnë rreth 265 milionë euro në kapital.
Afati i parashikuar për përfundimin e punimeve lidhet me Kampionatin Evropian të vitit 2032, turne që do të zhvillohet në Itali dhe Turqi.
Nëse projekti zbatohet sipas planifikimit, një nga stadiumet më ikonike të futbollit evropian do të zëvendësohet nga një impiant i ri, duke mbyllur historinë e gjatë të “San Siros” si shtëpia e përbashkët e dy gjigantëve të Milanos.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…