Categories: sport

Merkatoja vazhdon për lojtarët pa kontratë, emra të mëdhenj në kërkim të një skuadre

Mbyllja e merkatos së verës nuk ua heq të gjitha shanset klubeve të ndryshme të futbollit për t’u përforcuar, pasi ekziston një numër i konsiderueshëm lojtarësh, madje tepër cilësore dhe me përvojë në nivelet më të larta, që janë pa kontrata dhe mund t’u bashkohen pa asnjë problem ekipeve të ndryshme. Mjafton të përmendet disa emra, për të kuptuar se ka opsione të vlefshme, edhe pas 31 gushtit.

Ata që janë në emergjencë në fazën e sulmit, mund t’i besojnë ende një emri të njohur si Mario Mandzukic, i cili për pjesën e dytë të sezonit të kaluar kishte kontratë me Milanin. Kroati është lojtar i lirë, pra një alternativë e besueshme për të përforcuar sulmin. Edhe Franck Ribery, i cili nuk rinovoi kontratën me Fiorentinën, mbetet i lirë, sikurse Daniel Sturridge, i larguar nga Trabzonspori, Graziano Pelle apo Fernando Llorente e Carloz Tevez.

Të lidhura

None found

Klubet që janë në kërkim të elementëve me përvojë në mesfushë, mund t’i hedhin sytë nga Senad Lulic, që mbylli përvojën me Lazion që me 1 korrik, apo Kwadwo Asamoah, që nuk do të vijojë të japë kontribut për Cagliarin. Jack Willshire dhe Javier Pastore gjithashtu mund të jenë vlerë e shtuar për repartin e ndërmjetëm.

Nga mbrojtësit me emër të mbetur pa kontratë mund të përmenden Serge Aurier, Jerome Boateng, Shkodran Mustafi apo Eliaquim Mangala, ndërsa për klubet që kanë nevojë për portierë, emrat të vlefshëm janë Antonio Mirante, u larguar nga Roma, apo Sergio Romero, që mbylli aventurën me Manchester United.

të fundit

Telefonata e rreme mobilizon zjarrfikësit në Berat, mjetet rrezikojnë përplasjen në kryqëzim

Një telefonatë e mbërritur pranë Repartit Zjarrëfikës të Beratit për djegien e një banese në fshatin Velabisht, ka ngritur në…

3 minutes ago

Ekspertët paralajmërojnë: Kosova duhet të përshpejtojë veprimet për agjendën e gjelbër

Zbatimi i legjislacionit mjedisor të Bashkimit Evropian në Kosovë vazhdon të mbetet në nivele mjaft kritike. Studiues të fushës theksojnë…

8 minutes ago

Hyseni: Kushtetuta nuk krijon paqartësi për vijimin e seancës së Kuvendit

Profesori i së drejtës, Flamur Hyseni, ka thënë se nuk sheh dilema kushtetuese lidhur me vazhdimin e seancës konstituive të…

9 minutes ago

Dy persona ndalohen në Veles, iu gjenden lëndë narkotike

Më 07.09.2026, në orën 19:25, në Veles, nëpunës policorë të Seksionit kundër tregtisë së palejuar të drogës pranë SPB Veles…

12 minutes ago

Shala: Kosovo went from a security beneficiary to a contributor through the US mission in Gaza

Kosova ka nënshkruar marrëveshjen formale për t’iu bashkuar listës së shteteve që janë zotuar të kontribuojnë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese…

40 minutes ago

Kërkonte të investonte në toka në Shqipëri, kinezia zhduket në Greqi dhe pasaporta e saj gjendet e prerë

Një kthesë e frikshme del në dritë në rastin e zhdukjes së gruas 50-vjeçare kineze, Yu Ting, e cila u…

40 minutes ago