Silvio Merkaj mund të jetë në prag të një transferimi të ri, me ditën e fundit të merkatos së verës që pritet të sjellë zhvillime për të ardhmen e tij. Sulmuesi shqiptar po ndiqet nga Vicenza, e cila synon ta afrojë për sezonin e ri dhe ta largojë nga Sudtiroli.
None found
Edhe pse 28-vjeçari ka ende një vit kontratë me Sudtirolin, interesimi i klubit të sapongjitur në Serie B mund të ndikojë në ndryshimin e situatës. Merkaj e ka nisur sezonin në mënyrë pozitive, duke shënuar në përballjen kundër Beneventos më 30 gusht.
Pas rikthimit në Serie B, Vicenza po punon për të shtuar alternativat në repartin ofensiv dhe e konsideron futbollistin shqiptar një përforcim të përshtatshëm për të rritur konkurrencën në sulm.
Gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio raporton se negociatat mes palëve vijojnë, ndërsa orët e ardhshme do të jenë përcaktuese për vendimin që lidhet me të ardhmen e Merkajt.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar se vendin dhe Evropën i pret një dimër i vështirë, për…
Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar gjatë javës së kaluar në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave të…
Një zjarr ka shpërthyer në katin e shtatë të spitalit “8 Shtatori” në Shkup, duke shkaktuar shqetësim te pacientët dhe…