Categories: sport

Meriton Korenica në qendër të interesimit të tri klubeve, FCSB zbulon ofertën për të

Meriton Korenica mund të largohet nga CFR Cluj gjatë kësaj vere, pasi për futbollistin kosovar janë konkretizuar interesimet e tri klubeve, mes tyre edhe FCSB-ja, një nga ekipet më të njohura të Rumanisë.

Të lidhura

None found

Negociatat për transferimin e 29-vjeçarit po zhvillohen mes pronarit të FCSB-së, Gigi Becali, dhe presidentit të CFR Clujit, Ioan Varga. Afati kalimtar në Rumani përfundon më 7 shtator.

Gazeta Sporturilor raporton se FCSB-ja i ka paraqitur tashmë Clujit një ofertë zyrtare prej 500 mijë eurosh. Shumën e këtij propozimi e ka konfirmuar publikisht edhe Becali.

“Kam bërë ofertë prej 500 mijë eurosh dhe kaq”, është shprehur ai.

Oferta e klubit rumun nuk i afrohet shumës që kërkon CFR Cluji për lojtarin. Ioan Varga ka zbuluar se në drejtim të Korenicës kanë mbërritur edhe dy propozime të tjera: 800 mijë euro nga një klub i Shteteve të Bashkuara dhe 700 mijë euro nga Universitatea Craiova.

Pavarësisht interesimit të disa skuadrave, drejtuesi i Clujit nuk planifikon ta shesë Korenicën për një vlerë të ulët. Varga synon të përfitojë të paktën 1.5 milionë euro nga kartoni i futbollistit kosovar.

Korenica iu bashkua CFR Clujit në vitin 2024, pasi u transferua nga Manisa për shumën prej 400 mijë eurosh.

FCSB-së i mbetet tani të vendosë nëse do ta përmirësojë ofertën për të bindur Clujin ta lërë të lirë Korenicën, ndërkohë që merkatoja verore në Rumani vazhdon të jetë e hapur.

të fundit

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

10 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

18 minutes ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

45 minutes ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

56 minutes ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

57 minutes ago

Shenjat e hershme të defekteve në kutinë e shpejtësive nuk duhen injoruar

Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…

59 minutes ago