Categories: sport

Menaxheri i Krist Prengës hedh poshtë dyshimet për trukim dhe shpjegon çfarë ndodhi ndaj Anthony Joshuas

Pesë ditë pas përballjes së zhvilluar në Xhedah të Arabisë Saudite mes Anthony Joshuas dhe Krist Prengës, vijojnë diskutimet rreth mënyrës se si u mbyll dueli. Britaniku fitoi që në raundin e dytë, ndërsa përfundimi i shpejtë nxiti reagime të shumta, përfshirë edhe pretendime se ndeshja mund të ishte shitur.

Të lidhura

None found

Keith Sullivan, menaxheri i boksierit shqiptar, ka reaguar ndaj këtyre spekulimeve, duke treguar arsyen pse Prenga nuk mundi ta vazhdonte përballjen me të njëjtin ritëm. Sipas tij, shqiptari mbeti pa fuqi pas raundit të parë, pavarësisht fillimit të vrullshëm, gjatë të cilit e rrëzoi dy herë kundërshtarin.

“Që në raundin e parë i ishte konsumuar e gjithë energjia. Përpara raundit të dytë, nga këndi i thamë të vazhdonte në të njëjtën mënyrë, të shtonte presionin, të shkurtonte distancën me xhab (goditje direkte me dorën e parë) dhe ta rrëzonte sapo t’i krijohej mundësia.

Kur u dëgjua zilja e raundit të dytë, Kristiani u çua nga stoli për të rinisur ndeshjen dhe më tha se ndihej sikur ishte kthyer sërish në shtratin ku kishte kaluar 8 ditë përpara duelit. E kishte shumë të vështirë të merrte frymë dhe nuk i kishte mbetur aspak energji”, deklaroi Sullivan.

Përballja mes Joshuas dhe Prengës nuk u karakterizua vetëm nga rivaliteti sportiv, por edhe nga respekti i shfaqur mes dy boksierëve. Në rrjetet sociale bëri veçanërisht jehonë çasti kur britaniku vendosi mbi supe flamurin shqiptar përkrah atij britanik. Joshua gjithashtu shprehu vlerësime për boksierin shqiptar me origjinë nga Mirdita.

të fundit

Two people detained in Veles, found in possession of narcotics

Më 07.09.2026, në orën 19:25, në Veles, nëpunës policorë të Seksionit kundër tregtisë së palejuar të drogës pranë SPB Veles…

18 seconds ago

Experts warn: Kosovo must accelerate action on the green agenda

Zbatimi i legjislacionit mjedisor të Bashkimit Evropian në Kosovë vazhdon të mbetet në nivele mjaft kritike. Studiues të fushës theksojnë…

1 minute ago

Hyseni: The Constitution creates no uncertainty over the continuation of the Assembly session

Profesori i së drejtës, Flamur Hyseni, ka thënë se nuk sheh dilema kushtetuese lidhur me vazhdimin e seancës konstituive të…

2 minutes ago

Divjaka continues protest for 40 days: We do not accept merger with Lushnja

Prej 40 ditësh, qytetarët e Divjakës vijojnë protestën kundër projektit të reformës administrative-territoriale të njohur si “Mazniku”, duke kundërshtuar përfshirjen…

2 minutes ago

Gunshots reported in Tirana, two people reportedly injured

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të martë në kryeqytet. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në…

3 minutes ago

False call mobilizes firefighters in Berat, vehicles risk collision at intersection

Një telefonatë e mbërritur pranë Repartit Zjarrëfikës të Beratit për djegien e një banese në fshatin Velabisht, ka ngritur në…

3 minutes ago