sport

Mehmetin dhe Muçin i mendova para Manajt, Silvinjo zbulon detaje: Me këta 26, besoj se shkojmë përpara

Këtë të shtunë, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, zbuloi listën me 26 lojtarët e ftuar për ndeshjen e play off-it kundër Polonisë.

Pas kësaj, ai ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat për t`ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Mungesat dhe risitë – “Si trajner nuk dua të qaj, Manaj është një futbollist emblematik për ekipin, vendin, federatën, po bënte shumë mirë. Ne duhet të përshtatemi me situatën, të qajmë nuk vlen, sepse kemi të tjerë, ky është avantazhi i federatës, se dera është e hapur. Manaj kishte një dëmtim të rëndësishëm, për fat të keq edhe Daku nuk ka asnjë minutë në 2026. Atëherë përshtatesh. Duhet të mendosh, rimendosh e bësh gjëra. Dera është e hapur, kemi 2-3 lojtarë që vijnë dhe jam shumë i lumtur padyshim edhe për ta. Sa i përket Pllanës e Pilos, prej kohësh jemi pas tyre. Është në rregull, momenti i duhur, ndeshje e rëndësishme e shihet. Ndaj kemi edhe një situatë të një futbollisti që është në një situatë të veçantë që duhet parë. Kemi 3 ditë përgatitje për të shkuar në fushë në gjendjen më të mirë ndaj Polonisë.

E vërtetë është nuk duhet të qajmë mungesa, kam besim te lojtarët e grumbulluar i kishim menduar që më përpara, pas dëmtimit të Manaj e rivlerësuam situatën dhe i thirrëm.

Muçi unë e shoh si sulmues, luan edhe në dy pozicione të tjera, është një lotjarë që shënon, ka tiparë ofensive dhe më pak difensive. Mehmetin e kemi sjellë ne 3 vite më paraa është rritur e shoh si sulmues krahu është përmrësuar, Muçin e shoh si sulmues, nëse nuk ke sulmyes pykë 9 duhet të gjesh lojtarë që të shënojë. Bajrami është ai që ka shënuar më shumë, 7 gola, Asani me 6 dhe Asllani me 4. Ka opsione të tjera përveç Manaj si Uzuni, Muçi, Mehmeti dhe Bajrami”

Problemet në mbrojtje – “Kjo nuk është një ndeshje për eksperimente, Pilo është me eksperiencë, është 25 vjeçar, është gati. Sot është gjithçka në rregull dhe mund ta marrim. Sa i përket Pllanës, është e njëjta. Na mungon një mbrojtës qendre, herën e fundit kemi parë Cakën. Për një herë do bëjmë 26 dhe me Pllanën i cili njeh mirë kampionatin polak se luan atje, e kemi parë prej 6 muajsh, është një lojtar që vjen, të shohim atë që është në gjendje të bëjë. Nuk është eksperiment, është nevojë. Mund të merrja 23, por mendoj se është një ndeshje shumë e  rëndësishme, merren 26 e pastaj të shohim. Kemi njerëz që vijnë me pak minuta, që janë kthyer një javë më parë. Një situatë e veçantë, e them Asani, kam folur me të. Kam menduar si trajner që është ndeshje e rëndësishme, nuk është eksperiment, unë duhet të kem zgjedhje. Nuk mund të shkoj me 23, sipas meje marrim 26 që të zgjedhim. Të mos harrojmë që për të ardhur këtu, kemi bërë shumë sforco, përkushtim. I kam thënë të gjithë lojtarëve që për fat ekipi është i hapur dhe nuk janë të njëjtët nga marsi i kaluar e deri tani, por i falënderoj të gjithë që kanë bërë sforco për të ardhur këtu, për të gjithë punën që kemi bërë. Shkojmë në 100% për të bërë më të mirën, për ne, federatën, për kombin. Ka qenë një rrugëtim shumë i vështirë për të ardhur këtu”.

Mungesa e Seferit – “Ne kemi një dëshirë të madhe të luajmë dhe e përsërit që është një kënaqësi e madhe të përfaqësosh Shqipërinë në play-off për të shkuar në Botëror. Kemi parë ndeshje të rëndësishme të play-off të 2022, për të kuptuar gjëra të tjera që ndodhin, ishin Suedia, Polonia, Çekia, kemi parë kualifikueset e Botërorit të kaluar. Ne kemi 26, nuk mund t’i kemi të gjithë, nëse marr Seferin mbetet jashtë një tjetër. Përse morë këtë e jo atë? Ndodh, e kam lexuar. Edhe Brazili për shembull ku është Ançeloti, Martinez në Portugali. Unë ndjej për shumë trajnerë këtë debat që është i bukur, ne mendojmë për gjithçka por nuk mund të kemi gjithçka, sipas meje jemi të mbuluar në mesfushë në mbrojtje. Ne duhet të mendojmë si të sjellim ekipin më afër zonës kundërshtare, se ke nevojë të shënosh, sepse nëse nuk shënon nuk shkon para. Jemi krenarë me lojtarët që kemi, kemi bërë zgjedhje, nuk mund të kem 30-32 lojtarët. I kam falënderuar të gjithë që kanë bërë rrugëtimin, por jemi të bindur se me këta 26 mund të ecim para, jam i bindur që me këta lojtarë kemi mundësinë të përshtatemi dhe të shkojmë para”.

të fundit

Marca” sqaron situatën: Transferimi i Rodrit te Barcelona ende larg marrëveshjes

Marca ka hedhur poshtë disa raportime se Barcelona është pranë arritjes së një marrëveshjeje me Manchester Cityn për transferimin e…

1 minute ago

Ahmeti kërkon kthimin e Grubit: Nëse ke shpërdoruar besimin tim, duhet të japësh llogari

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se ka kërkuar që Artan Grubi të kthehet në Maqedoninë e Veriut dhe të…

2 minutes ago

Menduh Thaçi kritikon ashpër Ali Ahmetin: “Nuk kam takuar njeri më të pabesë

Politikani shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, ka hedhur akuza të forta ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, duke…

2 minutes ago

Ngërçi në Kuvend thellohet, kompromisi politik venitet dhe zgjedhjet e reja shfaqen si mundësi

Pas ndërprerjes së sërishme të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kriza politike dhe institucionale në vend po thellohet edhe…

5 minutes ago

Mesdheu mes rajoneve më të kërcënuara, studimi: Ekspozimi ndaj vapës ekstreme mund të katërfishohet deri në vitin 2100

Netët tropikale që po na privojnë nga gjumi gjatë kësaj vere mund të jenë vetëm një paralajmërim për atë që…

13 minutes ago

Hyn në fuqi ligji i ri për Policinë e Shtetit/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, zbulohen ndryshimet kryesore

Hyjnë në fuqi ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, të cilat prekin mënyrën e organizimit të strukturave drejtuese, emërimet…

16 minutes ago