sport

Mega ofertë nga gjiganti europian për Xabi Alonson – 23 milionë euro pagë në vit

Bayern Munich ka nisur një mega ofertë për të tërhequr Xabi Alonson si trajnerin e tyre të ardhshëm, sipas raportimeve të fundit.

Ish-lojtari dhe trajneri aktual i Bayer Leverkusen ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha falë taktikave së tij të jashtëzakonshme në Bundesligë këtë sezon, ku ai e ka ekipin në një pozicion të fortë për të garuar për titull.

Të lidhura

None found

Sipas asaj që raportohet nga Daily Mirror, Bayern do të ishte i gatshëm t’i ofronte shumën mbresëlënëse prej 23 milionë eurosh Alonsos për të marrë drejtimin e ekipit nga Allianz Arena.

Kjo ofertë do të përfaqësonte një rritje të konsiderueshme në krahasim me pagën e tij aktuale në Leverkusen dhe do ta vendoste atë në të njëjtin nivel të pagës me Pep Guardiolan.

Bayern Munich, i cili është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të paralajmëruar të Thomas Tuchel në fund të sezonit, sheh Xabin si kandidatin ideal për të drejtuar skuadrën në sezonin e ardhshëm.

Me një ofertë kaq të konsiderueshme financiare në tryezë, skuadra bavareze shpreson të bindë trajnerin spanjoll të pranojë postin.

Pavarësisht interesimit të Bayernit, Alonso e ka bërë të qartë se nuk do të marrë një vendim për të ardhmen e tij derisa të përfundojë sezoni aktual dhe ai ka luftuar për të gjitha titujt e mundshëm me Bayer Leverkusen.

Megjithatë, presioni po rritet mbi të dhe Bayerni pritet të kërkojë të përfundojë marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur për të siguruar trajnerin e tyre të ri për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

të fundit

Shtatë sfida për të nxjerrë Manchester Unitedin nga kriza, mision i vështirë për Pochettinon

Mauricio Pochettino e ka nisur në mënyrën më të keqe aventurën e tij te Manchester Unitedi. Humbja 4-0 në debutimin…

3 hours ago

Nga vështirësitë te Chelsea te gara për kreun në Paris FC: Rosenior sfidon PSG-në

Liam Rosenior po përjeton një kapitull krejtësisht ndryshe në karrierën e tij si trajner. Pas largimit nga Chelsea, tekniku anglez…

3 hours ago

Arbër Hitaj: Balluku has the most influential faction in the Socialist Party; Rama could face a blow from Veliaj and Spiropali before local elections

Analisti Arbër Hitaj ka komentuar në emisionin “Prime News24” në News24 raportet brenda Partisë Socialiste dhe mbështetjen që kryeministri Edi…

3 hours ago

Trump to award Rudy Giuliani the Presidential Medal of Freedom; ceremony will be held tomorrow at the White House

Presidenti amerikan, Donald Trump, do t'i akordojë ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Rudy Giuliani, Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderimin më të…

3 hours ago

Iran claims three tankers caught fire after hitting mines in the Strait of Hormuz

Tre anije cisternë nafte janë përfshirë nga flakët pas shpërthimeve të fuqishme në Ngushticën e Hormuzit, pasi dyshohet se kanë…

3 hours ago

He pretended to have acute leukemia and raised €190,000 through GoFundMe; Endrit Azemi’s brother speaks: “We believed him too, and we’re afraid

Familjarët e mashtruesit nga Kosova, Endrit Azemi, i cili kishte hapur një GoFundMe, duke u shtirur se vuante nga Leuçemia…

3 hours ago