Vedat Muriqi pritet të jetë i gatshëm për Fenerbahçen në përballjen e radhës në Superligën e Turqisë ndaj Rizesporit.
None found
Gjatë ndeshjes së Kosovës me Austrinë, të luajtur të dielën në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri”, sulmuesi kërkoi të zëvendësohej.
Futbollisti 32-vjeçar la fushën në minutën e 66-të, duke shkaktuar pasiguri rreth gjendjes së tij fizike.
Sipas raportimeve të mediave turke, dëmtimi nuk është serioz dhe Muriqi pritet të jetë në dispozicion të skuadrës për duelin e së shtunës kundër Rizesporit.
“Fanatik” shkruan se Fenerbahçes i janë shtuar mundësitë në repartin ofensiv pas rikthimit të Marco Asensios dhe paraqitjeve të Romelu Lukakut me Belgjikën, ndërsa pjesë e alternativave të ekipit pritet të jetë edhe Muriqi.
Sipas mediumit turk, stafi teknik është kënaqur nga rikthimi i Asensios, ndërsa forma e treguar nga Lukaku me përfaqësuesen belge dhe paraqitjet e mira të Muriqit, i cili u dëmtua gjatë grumbullimit me Kosovën, kanë zgjeruar opsionet e Fenerbahçes, veçanërisht në sulm.
Muriqi po zhvillon një sezon të shkëlqyer me fanellën e klubit turk.
Sulmuesi kosovar ka shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshje dhe është ndër futbollistët më të rëndësishëm të Fenerbahçes në fazën e parë të sezonit.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…