Armando Broja është në shitje dhe këtë nuk e hedh poshtë as fakti se sulmuesi ka udhëtuar me Çelsin drejt SHBA për të marrë pjesë në turin që po zhvillojnë atje blutë londinezë.
Klubi i Çelsit është i interesuar të shesë futbollistin për të rregulluar bilancet dhe me sa duket ka marrë një ofertë të rëndësishme financiare për të.
None found
Megjithatë, informacionet për këtë ofertë nuk vijnë nga Anglia, por nga Spanja, ku emisioni më i njohur televiziv sportiv “El Chiringuito”, ka njoftuar se ka një ofertë zyrtare për sulmuesin nga një klub tjetër i Premier Ligës, që nuk bëhet ende i njohur.
“Një ekip i Premier Ligës ka realizuar një ofertë prej 27 milionë eurosh për Armando Brojën. Çelsi është i hapur për shitjen e sulmuesit shqiptar.
Negociatat po vazhdojnë”, sqarohej në emisionin televiziv dhe në rrjetet sociale të tij sipas të dhënave të siguruara nga gazetari Gonzalo Tortosa, i cili është i njohur për çështjet e merkatos së futbollistëve.
Hamasi njoftoi të dielën se i kishte kërkuar Këshillit të Paqes ta detyronte Izraelin të pranonte planin e paqes për…
Joule Sullivan, 44-vjeçari australian, ish-ushtarak dhe profesionist me një karrierë ndërkombëtare në fushën e sigurisë, prej vitesh jeton dhe zhvillon…
Jose Mourinho ka mbetur i kënaqur me mënyrën se si Real Madridi po rritet si skuadër, pas fitores 3-0 ndaj…
Dashi Ne vend qe te mendoni për aventura dhe ta tradhtoni partnerin tuaj gjate kësaj dite, mundohuni te ndryshoni rutinën…
Genesis po përgatit modelin më ambicioz në historinë e saj, GV90, një SUV tërësisht elektrik që pritet të pozicionohet në…
Hamasi njoftoi të dielën se i kishte kërkuar Këshillit të Paqes ta detyronte Izraelin të pranonte planin e paqes për…