Tek Dinamo Zagrebi prej muajsh kanë ‘ëndërruar’ për një rikthim të Luka Modric, diçka që mund të ndodhë këtë verë.
Gjatë ditëve të fundit ishte raportuar nga mediat kroate se kontaktet e para mes Dinamos dhe Luka Modric tashmë kanë nisur, teksa presidenti i Dinamos, Mirko Barisic, duke thënë se dera e Dinamos është e hapur për të.
None found
Modric ishte anëtar i Dinamos nga viti 2000 deri në 2008 para se të transferohej tek Tottenhami. Më vonë, ai u bë futbollisti më i suksesshëm në historinë e futbollit kroat teksa në 2018 fitoi Topin e Artë falë performancave të tij në Kupën e Botës.
Siç raporton mediumi kroat 24sata.hr, drejtuesit e Dinamos duan ta kthejnë Lukën në ‘shtëpi me të gjitha forcat, ani pse ylli i Real Madridit ka oferta serioze nga Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Modric i cili është pjesë e Realit që nga viti 2012, po shkon drejt përfundimit të kontratës me gjigantin madrilen dhe siç qëndrojnë gjërat, një rinovim i kontratës duket larg në horizont.
Besohet se Barisic ka biseduar në telefon me Modricin duke i bërë një ofertë ndërsa thuhet se Modric e ka lënë të hapur këtë mundësi.
Siç shton raporti, negociatat mes Dinamos dhe Modricit do të intensifikohen gjatë javëve në vazhdim, por një rikthim i tij në ekipin ku mori hapat e parë, nuk përjashtohet. /Telegrafi/
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka propozuar shpalljen “Qytetarë Nderi” të Tiranës për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin,…
Aktivisti Aleks Vulaj, në një prononcim për televizionin News24 nga Milano, ka përcjellë mesazhin e prerë të diasporës dhe protestuesve…
Gjurmë alkooli dhe substancash narkotike dyshohet se janë gjetur në gjakun dhe urinën e drejtuesit të një taksie ujore, e…
Ish-ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Krenar Lloga, ka analizuar rrethanat e krijimit dhe mundësisë së shfuqizimit të Gjykatës…
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për ndryshimet e fundit në…
Një çift në Karolinën e Veriut është akuzuar për vrasjen e vajzës së tyre 3-muajshe, katër muaj pasi e vogla…