sport

Mediat holandeze “i bien” italianëve: Shkatërruan Tiranën, plagosën 10 policë

Teksa jemi pak orë nga finalja e madhe e Conference League mes Romës dhe Feyenoord, tifozeritë e të dyja skuadrave kanë mbushur kryeqytetin që nga dita e djeshme.

Edhe pse deri më tani nuk ka pasur ndonjë incident për t’u shqetësuar, përplasje të vogla me policinë nuk kanë munguar, sidomos gjatë mbrëmjes së djeshme.

Të lidhura

None found

Unirforma blu janë detyruar të përdorin edhe gaz lotjesjellës për të shpërndarë turmat, duke i futur nëpër autobusat përkatës.

Mediat italiane dhe ato holandeze më  së shumti kanë pasqyruar situatën e deritanishme.

Prestigjozja holandeze AD e ka me tifozët kundërshtarë të cilët sipas tyre kanë shkatërruar Tiranë dhe kanë plagosur policinë.

“Dhjetë policë u plagosën dhe disa makina policie u dëmtuan, kryesisht për shkak të dhunës së tifozëve të Romës.

Menjëherë pas mesnate, policia njoftoi se kishte arrestuar gjithsej 60 persona, 48 italianë dhe 12 holandezë. Ashtu si më parë në Marsejë, edhe policia në Tiranë përdori gaz lotsjellës.

Një përplasje mes grupeve të mbështetësve u parandalua nga ndërhyrja e policisë. Në qytet pati shkatërrim, përfshi të paktën një dyqan.

Policia tha se grupet e tifozëve po kërkonin të përplaseshin me njëri-tjetrin. Kur fansat e Feynoord-it u ndaluan, ata thuhet se nisën të qëllojnë policinë me shishe, gurë dhe shkopinj. Më vonë, tifozët e Romës bënë të njëjtën gjë, por në një zonë tjetër të qytetit, pranë një rajoni policie.

Videot tregojnë se si policia i bombardoi ata me gaz lotsjellës nga të gjitha anët”, shkruan AD.

të fundit

Lista e paramilitarëve serbë të dyshuar për krime në Kosovë

Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…

27 seconds ago

Investimet kapitale të Kosovës arrijnë vetëm 30% të buxhetit të planifikuar

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…

45 seconds ago

Humbja e Vuçiqit nuk garanton ndryshim në Serbi, Bosch: Nacionalizmi mund të mbizotërojë dhe të ndikojë Kosovën

Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…

1 minute ago

BIRN: Dy botë në një shesh, studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës!

Protesta e së shtunës në Tiranë, nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…

9 minutes ago

Amorim pas derbit: Milani do të ketë edhe ditë të vështira

Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…

13 minutes ago

Përparim Kabo: Albania does not belong to politicians, but to Albanians! Time for a transitional government

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

16 minutes ago