sport

30 milionë kërkesa për bileta për Europianin në Gjermani, shqiptarët ndër kombëtaret dominuese

Ndeshjet e fazës së grupeve të Kampionatit Evropian, vendet dhe oraret u zbuluan pas shortit të turneut final në Hamburg të Gjermanisë, më 2 dhjetor.

Më pas, një fazë aplikimi për bileta kushtuar mbështetësve të ekipeve kombëtare pjesëmarrëse u hap deri më 12 dhjetor dhe tifozët treguan kërkesa të mëdh për të qenë pjesë e turneut final të vitit të ardhshëm në dhjetë qytete pritëse gjermane nga 14 qershori deri më 14 korrik.

Të lidhura

None found

Çdo kombëtare pjesëmarrëse mori 10,000 bileta për tifozët e tyre për çdo ndeshje dhe disa kombëtare kanë shitur me sukses të gjitha alokimet e tyre të biletave direkt në klubet e tyre të tifozëve dhe në përputhje me parimet e tyre të përcaktuara të shitjes.

Biletat e mbetura do të ndahen si pjesë e shortit të zhvilluar nga UEFA.

Faza e aplikimit të biletave për tifozët e kombëtareve pjesëmarrëse në numra:

Në total, më shumë se 30 milionë aplikime për bileta u pranuan nga 206 vende midis 2 dhe 12 dhjetorit.Krahasuar me fazën e parë të aplikimit për publikun e gjerë, ku 35% e biletave kërkoheshin nga tifozë jashtë Gjermanisë, gjatë kësaj faze aplikimi ky numër u rrit në 59%.Përveç tifozëve të Gjermanisë, më shumë bileta kërkuan edhe tifozët që mbështesin Turqinë, Hungarinë, Anglinë, Shqipërinë dhe Kroacinë.Biletat për vendet kryesore që u ofruan për herë të parë kanë pasur një kërkesë të madhe nga tifozët që dëshirojnë të shikojnë një ndeshje nga vendet e vendosura në qendër brenda kategorisë 1.
UEFA ka njoftuar se do të mbahet shorti ku kërkesa ka tejkaluar numrin e biletave të disponueshme. Tifozët do të informohen deri në fund të janarit 2024 nëse kërkesa e tyre për biletë në këtë fazë aplikimi ishte e suksesshme. /KlanKosova/

të fundit

Foda planifikon ndryshime të shumta në formacionin e Kosovës përballë Irlandës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda pritet të bëjë disa ndryshime në formacionin titullar për ndeshjen ndaj Irlandës, me…

6 minutes ago

Vendimi i gjykatës, arsyetimi për shpalljen fajtor të Thaçit për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim për veprat penale që lidhen me pengimin e drejtësisë.…

8 minutes ago

Nis procesi gjyqësor ndaj ish-kryetares së Tetovës, Teuta Arifi

Me prezantimin e akuzës dhe dëgjimin e dëshmitarëve ka filluar sot gjykimi për ish kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta…

11 minutes ago

MPB rikujton detyrimin për pajisjet dimërore në automjete

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në RMV njofton se nga 15 nëntori deri më 15 mars, të gjitha automjetet…

11 minutes ago

Aksidenti i rëndë në aksin Fier-Vlorë/ Humbi jetën në moshën 41-vjeçare, mbahen sot homazhet për Shefin e Krimeve, Ermal Lulaj

Homazhet në nderim të oficerit të Policisë, Ermal Lulaj, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur ditën e…

12 minutes ago

Çitaku: Vendimi i Speciales ndaj Thaçit dhe të tjerëve është i turpshëm dhe i papranueshëm

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të sotëm të…

19 minutes ago