Ylli japonez i futbollit Kazuyoshi Miura nënshkroi një kontratë të re në moshën 54 vjeçare me një klub të divizionit të katërt të drejtuar nga vëllai i tij më i madh. Duke iu bashkuar Suzuka Point Getters, Miura, me nofkën “Mbreti Kazu”, u zotua të “luftojë për të ndihmuar ekipin të fitojë në fushë”.
Transferimi u njoftua më 11 janar në orën 11:11, një simbol për sulmuesin që do të mbajë numrin 11. Miura, i cili në shkurt do të mbushë 55 vjeç, tha në dhjetor se kishte marrë oferta nga klube të ndryshme në Japoni dhe jashtë saj , pasi luajti për Yokohama FC sezonin e kaluar në J-League (D1).
None found
“Ju falënderoj që më dhatë mundësinë të luaj këtu”, shkroi ai në një deklaratë të lëshuar nga klubi i tij i ri.
Lojtari, i cili dëshiron të luajë deri në moshën 60-vjeçare, shpreson të ketë më shumë ndikim në formacionin e tij të ri, të drejtuar nga vëllai i tij Yasutoshi.
Ylli japonez ka qenë pjesë e shumë klubeve gjatë karrierës së tij të gjatë, në Brazil, Japoni, Itali, Kroaci dhe Australi. Ai ishte një nga futbollistët më të famshëm aziatikë të viteve 1990. r.t/albeu.com
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026–2027,…
Ditën e sotme, Tirana po përballet me një trafik të rënduar, i cili përkon edhe me fluksin e makinave në…
Protestë te nyja e qarkullimit te Zogu i Zi në Tiranë, në ditën e parë të vitit të ri shkollor.…
Jose Mourinho duket se e ka të qartë mbrojtjen që dëshiron ta përdorë në derbin e Madridit ndaj Atleticos, me…
Alket Rizai nuk është kthyer në burgun e Domokos, në Greqi, pas përfundimit të lejes së tij, duke u shpallur…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026–2027,…