Pas një paraqitje mbresëlënëse në fitoren e thellë të Amedsporit, talenti kosovar Ermal Krasniqi ka zënë vend në mesin e më të mirëve të xhiros së pestë në elitën e futbollit turk.
None found
I rreshtuar në një rol aspak tipik për të, atë të mbrojtësit të krahut të djathtë, 28-vjeçari nuk u pengua aspak dhe dhuroi një recital të vërtetë në suksesin 5-0 përballë Istanbul Basaksehir.
Ylli dardan ishte arkitekti i dy golave, duke shërbyer saktësisht sulmuesin Gift Orban për realizimin e tretë dhe të katërt të skuadrës së tij. Vlerësimi me notën 9.0 nga platforma Sofascore konfirmoi nivelin e tij të lartë të lojës dhe i siguroi një vend në formacionin ideal të javës.
Përtej kontributit të Krasniqit, në këtë takim u vu re edhe paraqitja e sigurt e Lumbardh Dellovës, i cili me stabilitetin e tij në fazën mbrojtëse ishte kyç për ta mbajtur portën e Amedsporit të pathyer.
Dy 20-vjeçarë janë arrestuar nga Policia në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar kundrejt pagesës katër emigrantë që kishin hyrë…
Albian Ajeti po përjeton një periudhë të shkëlqyer te FC Lugano, ku ka rigjetur formën dhe instinktin e golashënuesit pas…
Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar padinë prej 10 miliardë dollarësh të presidentit Donald Trump kundër gazetës…
Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…
Rezultati i Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, me 27 mijë e 607 vota dhe dy mandate…
Në Bervenicë të Maqedonisë e Veriut sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme. Sipas 100% të vendvotimeve…