Paraqitja në suksesin 5-1 të Amedsporit përballë Eyupsporit i ka sjellë Ermal Krasniqit një tjetër vlerësim të rëndësishëm: përfaqësuesi i Kosovës është renditur në formacionin më të mirë të javës së dhjetë të Superligës së Turqisë.
Në këtë përballje, Krasniqi luajti një rol vendimtar që në fillim. Në minutën e 13-të, ai hapi serinë e golave me një goditje të bukur me të majtën, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.
None found
I aktivizuar nga minuta e parë, futbollisti kosovar qëndroi në lojë për 55 minuta. Sofascore e vlerësoi kontributin e tij me notën 8.3.
Krahas golit të shënuar, bilanci i Krasniqit përfshinte dy goditje drejt portës dhe 43 prekje të topit. Ai ia doli në të dyja tentativat për driblim dhe doli fitues në shtatë duele.
Falë këtyre treguesve, Krasniqi siguroi përfshirjen në njëmbëdhjetëshen më të mirë të javës, ku zuri vend në të djathtë të mbrojtjes me vlerësimin 8.3.
Roli i mbrojtësit të djathtë është ai që i është besuar më shpesh gjatë këtij sezoni, ndryshe nga pjesa më e madhe e karrierës së tij, kur është aktivizuar më përpara në fushë. Në dhjetë ndeshje të këtij edicioni në Superligën turke, Krasniqi ka shënuar një gol dhe ka dhënë dy asistime.
Momenti i mirë i 28-vjeçarit përkon edhe me ecurinë pozitive të Amedsporit. Triumfi kundër Eyupsporit e çoi skuadrën në vendin e dytë me 23 pikë, duke e lënë vetëm dy pikë pas kryesuesit Galatasaray.
Një tragjedi e rëndë ka tronditur zonën e Parmës në Itali, ku një foshnjë vetëm 7-muajshe ka ndërruar jetë pas…
Ulja e pragut të TVSH-së nga 10 milionë në 5 milionë lekë qarkullim vjetor pritet të rrisë kostot për bizneset…
Sulmet e vazhdueshme ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi po e kthejnë konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës në një…
Komisioni për Shëndetësi, në mbledhjen e së martës, ka miratuar kërkesën që drejtori i SHSKUK-së dhe ministri i Shëndetësisë, Arben…
Trajneri legjendar i Spanjës, Vicente del Bosque, i cili udhëhoqi kombëtaren “La Roja” drejt trofeve të Kupës së Botës 2010…
Ministria e Ekonomisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë kanë formalizuar një marrëveshje të re financiare në vlerë…