sport

“Më drejtuan armën”, Pogba rrëfen momentet e tmerrit

“Le Monde” ka publikuar fragmente nga deklarata e Paul Pogba në policinë franceze, ku mesfushori i Juventus rrëfeu tentativën për rrëmbim dhe zhvatje. “Më drejtuan armët, ishte e frikshme.”

Mesfushori aktualisht është nën mbrojtjen e policisë ndërsa ndodhet në Itali, pasi ai shërohet nga operacioni në gju dhe pesë persona janë akuzuar në Francë për tentativën e zhvatjes, përfshirë vëllain e tij të madh Mathias.

Të lidhura

None found

Ndërkohë që ka pasur edhe një incident në terrenin stërvitor të Juventusit në Torino, fokusi kryesor i hetimit është mbrëmja e 19 marsit 2022 në Paris.

Sipas deklaratës së tij, teksa po kthehej në hotelin e tij së bashku me një shok fëmijërie të quajtur Boubacar C, miq të tjerë të njohur si Adama C, vëllezërit Roushdane dhe Machikour K, e çuan Pogban në një apartament në Chanteloup-en-Brie.

Këtu ata e detyruan Pogban të fikte telefonin e tij dhe pak çaste më vonë dy burra hynë me kapuç dhe jelek antiplumb.

Në këtë pikë, Roushdane ‘ftoi’ Pogba-n t’u paguante atyre 13 milion €, përfshirë 3 milion € në para, për ‘mbrojtjen’ që do të merrte në të ardhmen.

“Ishte e frikshme,” citohet të ketë thënë Pogba.

“Të dy më drejtuan armët. Duke u kërcënuar kështu, u thashë se do të paguaja, por ata filluan të bërtasin: ‘Hesht, mbaj sytë ulur’.

“Një nga dy personat me kapuç i pëshpëriti në vesh Roushdane. Kur ata u larguan, Roushdane më tha se duhet të paguaja, përndryshe të gjithë ishim në rrezik”./ h.ll/albeu.com

të fundit

Nafta në Shqipëri kushton rreth 30% më shumë se mesatarja rajonale, pa masa të reja mbrojtëse

Shtrenjtimi i çmimeve të karburanteve me pakicë ka rikthyer ndërhyrjet e qeverive të vendeve të rajonit për uljen e akcizës…

10 seconds ago

Sot protesta e 90-të/ Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës: Shqipëria kërkon revolucion

Këtë të premte, mbahet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët do të mblidhen para…

7 minutes ago

Horoskopi 28 Gusht 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për dashurinë, financat dhe karrierën

Dashi Aftësitë e tua të përshtatshmërisë do të vihen në provë. Mund të jeni në një gjendje shpirtërore të caktuar…

26 minutes ago

Kushte të qëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 28 Gusht 2026

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga relativisht të njëjta kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të…

28 minutes ago

Romario, talenti rebel që u kthye në simbolin e triumfit brazilian

I vogël në shtat, por gjigant në vetëbesim. Romario u rrit në varfëri, sfidoi trajnerët dhe legjendat që në moshë…

8 hours ago

Rrugëtimi i pazakontë i Valdas Dambrauskas: nga “Kush do të bëhet milioner?” deri te dueli me Barcelonën në Ligën e Kampionëve

Trajneri lituanez, Valdas Dambrauskas, i cili aktualisht drejton Sabah FK, ka arritur kulmin e karrierës së tij duke e dërguar…

8 hours ago