Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo, ka dalë sot para gazetarëve për konferencën e zakonshme për mediat në prag të sfidës ndaj Andorrës, e dyta në kualifikueset e Botërorit 2026.
Shqipëria vjen në këtë ndeshje të dytë duke ditur se i duhet vetëm fitorja, pas një starti me humbje përballë Anglisë tre ditë më parë.
None found
“Në fillim ngushëllimet e mia për gazetarin Siamir Demi, keqardhje. Nga ana jonë një përqafim të gjithë familjarëve të tij.
Futbolli është i vështirë për të gjithë. E lëmë pas të kaluarën, mësohet dhe riniset. Rinisja jonë nuk ka qenë shumë e thjeshtë në “Uembli”, me një trajner të mirë, skuadër me futbollistë të mirë.
Lojë fizike, ritëm. Kombëtare që ka bërë dy finale në Europianët e fundit, kemi parë lojtarë të rëndësishëm, shumë të fortë, Premier Liga ka hap të jashtëzakonshëm. Por nuk ishte humbje e sigurt, ishim aty, nëse na linin barazonim e fitonim.
Ishim në garë deri te goli i dytë, aty pastaj mbaroi, nëse nuk e përgatit mirë, këto njerëz të vrasin, të bëjnë 4-5 gola. Kur shkon të luash ndaj Spanjës, në 45 minuta të japin leksion futbolli, të fusin 5-6 të çojë në shtëpi.
Unë jam krenar, se ne ishim në lojë deri në fund, te goli i dytë.
Nesër të rinisemi, nesër kemi një rrugë ku nuk duhet e nuk mund të gabojmë, një ndeshje shumë e vështirë. I kam parë ndaj Letonisë, një goditje standarte ndërroi ndeshjen.
Ne duhet të gjejmë hapësira që nuk janë, nuk është e thjeshtë, të gjejmë hapësirë për të luajtur, shënuar, të gjejmë sa më shumë. Sot kemi një stërvitje taktike për të gjetur këtë hapësirë.
Zgjedhjet janë të marrim më të mirën. Në “Uembli” mbroheshim poshtë me rinisje, Uzuni në fazën mbrojtëse na ka ndihmuar shumë, ka shpenzuar energji, kilometra.
Tani duhet përdorur diçka ndryshe. Tani mund të mendojmë nesër për ndryshim, se është strategji loje e ndryshme. Anglia është diçka e në shtëpi është diçka tjetër”, tha ai.
Nga 1 shtatori 2026 do të jetë sërish e disponueshme lidhja hekurudhore mes Zelenikovës dhe Shkupit, me trenin urban që…
Komandanti i Njësisë Shumëkombëshe të Specializuar (MSU) të KFOR-it, kolonel Gianfranco Di Fiore, vizitoi pjesëtarët e kësaj njësie, të cilët…
Ballkani ka arritur të fitojë në udhëtim te Drenica me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë…
Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra të Anuela Ristanit. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga…
Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj ka marrë vendimin për shkarkimin nga detyra të Anuela Ristanit. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga…
Galatasaray thuhet se ka arritur një marrëveshje me Milanin dhe përfaqësuesit e Rafael Leaon për një transferim të portugezit në…