Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së u mblodh për të shqyrtuar dhe miratuar disa vendime të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e futbollit në vend.
Në qendër të diskutimeve në këtë mbledhje ishin përmirësimi i infrastrukturës sportive, përcaktimi i datave të reja për nisjen e kampionateve kombëtare, si dhe projekte të reja për mbështetjen e futbollit të vajzave.
Ndër të tjera, u diskutua dhe u përcaktuan çmimet e biletave për katër ndeshjet e fazës “Final 4”.Gjatë mbledhjes, u miratua kërkesa për ndërhyrje në stadiumin “Elbasan Arena”, në kuadër të organizimit të finaleve të Kampionatit Europian U-17, si dhe kërkesa për rikonstruksionin e pjesshëm të stadiumit “Durim Qypi” në Përmet. Po ashtu, u miratua një investim në “Shtëpinë e Futbollit” për sistemin e vaditjes së fushave stërvitore.Komiteti u njoh gjithashtu me propozimin për datat e fillimit të kampionateve kombëtare për edicionin e ardhshëm futbollistik, si dhe me disa ndryshime në rregulloret e aktiviteteve të kompeticioneve Superiore, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë.
Gjithashtu, u miratuan edhe disa ndryshime në rregulloret e aktiviteteve të kompeticioneve Superiore, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë.
Policia ka shoqëruar një person me inicialet E. M, lidhur me ekzekutimin e Renato Hoxhajt në Vlorë më 27 prill.…
PSG ka arritur të fitojë ndaj Arsenalit në “Emirates” me rezultat 1-0, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së…
Një 17 vjeçar që drejtonte një motoçikletë të përshtatur me karroceri për transport ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar…
Një sërë sondazhesh janë kryer sërish në Shqipëri nga CEO i “McLaughlin & Associates”, John McLaughlin, sondazhisti i cili parashikoi…
Dhjetëra persona janë arrestuar në Turqi për dyshime se kanë bërë thirrje për demonstrata për 1 Majin në sheshin Taksim,…
Nga gazetari i ‘Mother Jones’ Dan Friedman Sali Berisha, udhëheqësi i dyshuar për korrupsion i partisë opozitare në Shqipëri, kërkon…