sport

Mbledhja e Komitetit të UEFA-s në Tiranë, Ceferin letër Dukës, vlerëson organizimin dhe mikpritjen nga FSHF

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, i ka dërguar një letër falenderimi presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas organizimit për herë të parë të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe Festivalit të Futbollit në Shkolla që u zhvilluan këtë javë në Tiranë.

“Më lejoni të shpreh falënderimet e mia të përzemërta për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin perfekt gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe Festivalit të Futbollit në Shkolla këtë javë në Tiranë. Ishte një kënaqësi e vërtetë për UEFA-n të bashkëpunonte me Federatën tuaj – jo vetëm për të çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta në zhvillimin e futbollit, por edhe për të përjetuar shpirtin e vërtetë të Tiranës”, shkruan presidenti Čeferin.

Ai thekson se energjia e kryeqytetit shqiptar, mikpritja dhe organizimi i detajuar lanë mbresa të mëdha tek të gjithë pjesëmarrësit.

“Energjia e gjallë e qytetit, historia e pasur dhe fryma mikpritëse lanë një përshtypje të pashlyeshme tek anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, ambasadorët dhe drejtuesit e lartë. Përkushtimi juaj personal ishte i dukshëm në çdo detaj dhe dua t’ju falënderoj sinqerisht për angazhimin tuaj të palodhur”, vijon letra.

Në mënyrë të veçantë, presidenti i UEFA-s, vlerëson edhe përfshirjen e fëmijëve dhe shkollave në Festivalin e Futbollit në Shkolla, duke e cilësuar atë si një moment unik dhe frymëzues: “Përfshirja e shkollave lokale dhe stafit tuaj në festival ishte shembullore, plot gëzim, krenari dhe një dashuri të thellë për lojën. Ishte më shumë se një ngjarje; ishte një festë e komunitetit dhe e kulturës”, shkruan Čeferin.

Letra mbyllet me një falënderim të ngrohtë për presidentin Duka dhe mikpritjen shqiptare.

“Faleminderit, Armand! Tirana na hapi zemrën dhe ne do ta mbajmë këtë ngrohtësi me vete”.

Në datën 11 shtator u mbajt për herë të parë në Tiranë mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e cila solli në vendin tonë drejtuesit më të lartë të futbollit evropian.

Kreu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që e shoqëronin, u pritën në një takim të veçantë edhe nga kryeministri Edi Rama.

të fundit

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet…

21 minutes ago

“Kisha ankth, nuk flija”, të pathënat e karrierës së Aurela Gaçes: Rrezikoja të mos këndoja kurrë, për 3 muaj një dhimbje e madhe

Këgëtarja Aurela Gaçe ka folur pa dorashka për karrierën e saj të gjatë dhe të sukseshme muzikore. E ftuar në…

26 minutes ago

I dashuri i Dua Lipës vjen me deklaratën ‘bombë’ që me siguri do të ketë habitur edhe vetë këngëtaren

Aktori britanik Callum Turner ka surprizuar me deklaratën e tij më të fundit, duke zbuluar se po rishikon me kujdes…

41 minutes ago

Kremlini kritikon pjesëmarrjen evropiane në negociatat e paqes për Ukrainën, njofton mungesë informacioni nga SHBA

Kremlini tha të martën se pjesëmarrja evropiane në negociatat e vazhdueshme mbi planin e paqes të SHBA-së për Ukrainën nuk…

1 hour ago

Nafta më e lirë? Kosova vendos çmim tavan për tregtarët e karburantit

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se ka vendosur marzhë tregtare për produktet e naftës…

1 hour ago

“Metalurgjiku” në udhëkryq! Seancë maratonë për 16 të arrestuarit, Gjykata e Elbasanit i lë të lirë, Prokuroria paralajmëron apelimin

Një zhvillim i fortë juridik ka shoqëruar çështjen e bujshme të operacionit policor “Metalurgjiku” në Elbasan. Pas një seance maratonë…

2 hours ago