kosovë

Nafta më e lirë? Kosova vendos çmim tavan për tregtarët e karburantit

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se ka vendosur marzhë tregtare për produktet e naftës që përdoren për transport.

Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë do të jetë deri në 2 centë për litër, ndërkaq me pakicë deri në 12 centë për litër.

Të lidhura

None found

Hajdari tha se vendimi për caktimin e masave mbrojtëse për produkte të naftës që përdoren për transport u mor me qëllim të “mbrojtjes së konsumatorëve dhe konkurrencës së drejtë në tregun vendor”.

“Ky vendim është rezultat i mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të naftës, përmes evidencave të përditshme të Doganës së Kosovës dhe raporteve nga ana e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është evidentuar se ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi shpesh pasqyrohen në rritje të menjëhershme të çmimeve të shitjes, ndërsa nuk ndodh një reflektim proporcional në ulje kur çmimet furnizuese bien”, shkroi ajo në Facebook.

Vendimi do të hyjë në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare. Sipas Hajdarit, parashihet që të shtohen inspektimet nga Inspektorati i Tregut lidhur me zbatimin e vendimit.

Çmimi aktual i naftës me pakicë është rreth 1.25 euro për litër.

Edhe në të kaluarën, Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, tashmë kryeministër në detyrë, kishte vendosur masa mbrojtëse për naftën.

Më 2023, një vendim i tillë ishte kundërshtuar nga naftëtarët, të cilët kishin argumentuar atëbotë se vendimi ishte marrë bazuar në inspektimin e disa kompanive që “abuzojnë me çmimin e naftës” dhe se vendime të tilla “po dëmtojnë të gjithë sektorin”.

Edhe më 2022, Qeveria kishte vendosur masa mbrojtëse për produkte të naftës duke përcaktuar një çmim tavan për shitjen me shumicë dhe pakicë të kësaj lënde./ REL

Tags: kosoveNafta

të fundit

Mesazhe urimi për SHBA-në në protestë, valëviten flamuj amerikanë dhe shqiptarë gjatë marshimit

Protesta e 35-të kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës është shoqëruar edhe me një mesazh simbolik në ditën kur Shtetet…

15 minutes ago

Formacioni ideal i 1/16-tës: Futbollistët që lanë gjurmën më të fortë

Pas përfundimit të ndeshjeve të fazës së 1/16-tës, është përzgjedhur formacioni më i mirë me skemën 4-4-2, ku bëjnë pjesë…

17 minutes ago

Nxehtësia ekstreme trondit festimet e 4 Korrikut në SHBA, anulohen paradat në Uashington dhe Filadelfia

Festimet e Ditës së Pavarësisë në Shtetet e Bashkuara janë prekur ndjeshëm nga temperaturat e larta dhe niveli i lartë…

18 minutes ago

Protesta mbarëkombëtare në Tiranë, Diaspora i bashkohet tubimit/ Marshimi nis nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë me thirrjet “Rama jep dorëheqjen”

TIRANË- Sot mbahet protesta mbarëkombëtare. Qytetarët kanë nisur marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, me thirrjen “Rama jep dorëheqjen”. Protesta…

23 minutes ago

Bajrami: Të dhënat e BQK-së tregojnë se ekonomia po mbështetet te konsumi dhe importi

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka deklaruar se Raporti Vjetor i Bankës Qendrore të Kosovës…

26 minutes ago

Erdogan: Without the countries of the region, there can be no lasting peace; Netanyahu and the Israeli government are leading the Middle East toward bloodshed

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan deklaroi se një paqe e qëndrueshme në Lindjen e Mesme nuk mund të arrihet nëse…

29 minutes ago