Kylian Mbappe ka reaguar publikisht për polemikat e krijuara pas një interviste, ku iu referua Mao Ce Dunit me termin diktator, duke kërkuar falje ndaj popullit kinez.
Futbollisti francez pranoi se komenti i tij nuk ishte menduar siç duhet dhe se tashmë e kupton që fjalët e përdorura kanë lënduar shumë njerëz në Kinë, si dhe pjesëtarë të komuniteteve kineze në mbarë botën.
None found
“Gjatë një interviste të fundit, reagova ndaj një fotografie timen. Komenti im ishte i pamenduar mirë dhe tani e kuptoj se ai ka lënduar shumë njerëz në Kinë dhe në komunitetet kineze në mbarë botën”.
“U kërkoj falje të gjithëve që janë shqetësuar nga fjalët e mia. Ky nuk ishte aspak qëllimi im. Kam respekt të madh për popullin kinez dhe historinë e tij. Më vjen sinqerisht keq”, deklaroi Mbappe.
Ndjesa e sulmuesit vjen pas reagimeve të forta që kjo çështje ka shkaktuar në Kinë.
Media kineze, mes tyre edhe The Paper, raportuan se transmetuesi shtetëror CCTV ka ndaluar përkohësisht transmetimin e ndeshjeve të La Ligës, pas kundërshtive të krijuara nga deklarata e lojtarit të Real Madridit.
Ndërkohë, në aplikacionet informative të CCTV-së nuk gjendet më asnjë përmbajtje që lidhet me Mbappen.
Mao Ce Duni ishte udhëheqësi revolucionar komunist që themeloi Republikën Popullore të Kinës në vitin 1949 dhe drejtoi vendin deri në vdekjen e tij, më 1976.
Ai konsiderohet një figurë me rëndësi të madhe historike, por njëkohësisht mbetet edhe i debatueshëm për shkak të politikave të ndjekura dhe pasojave të rënda që ato sollën për shoqërinë kineze.
Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic paralajmëroi të hënën se teknologjia e saj mund të paraqesë "rreziqe katastrofike ose ekzistenciale…
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kundërshton ndryshimet e pritshme në paketën fiskale për vitin 2027, duke kërkuar konsultim me biznesin përpara…
Anna Zhubi, shoqe e afërt e Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga ish-kunati i saj në Pejë,…
Mislav KaroglanTrajneri kroat, Mislav Karoglan, nuk e ka nisur aspak mirë te Partizani, 2 humbje në 2 javët e para…
Një grua 76-vjeçare u gjet e vdekur këtë mëngjes në shtëpinë e saj në rrugën "Gjurçin Kokale" në lagjen Gjorce…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut me një takim me homologun…