Categories: sport

Mbappe sulmon ashpër senatoren paraguajane Celeste Amarilla pas deklaratave raciste

Kylian Mbappe ka dalë me një reagim publik ndaj senatores paraguajane Celeste Amarilla, pas komenteve të saj të cilat janë cilësuar si raciste pas ndeshjes Francë – Paraguai në 1/16 e finales së Kupës së Botës.

Me një deklaratë të publikuar pas takimit, sulmuesi i Francës përdori një gjuhë të fortë për të dënuar mënyrën se si ishte sulmuar, si edhe qëndrimin e mbajtur nga zyrtarja paraguajane.

Të lidhura

None found

“Zonja Celeste Amarilla, ju jeni një grua e neveritshme dhe e padenjë për pozitën që mbani. Ju nuk përfaqësoni Paraguajin, një vend që gjatë këtij turneu ka treguar pasion dhe nder”, thuhet në deklaratë.

Sipas Mbappe, deklaratat e saj me përmbajtje raciste jo vetëm që kanë lënduar, por edhe kanë dëmtuar imazhin e Paraguajit, duke larguar vëmendjen nga paraqitja e mirë e kombëtares paraguajane në këtë turne.

“Përmes papërgjegjshmërisë dhe racizmit tuaj të hapur, bota tashmë ka harruar rrugëtimin historik të lojtarëve tuaj, duke u përqendruar te një person i paaftë që i jep imazhin më të keq të mundshëm vendit të saj”, vijon deklarata.

Në mbyllje të reagimit të tij, Mbappe nënvizon se nuk do të pranojë në asnjë rast që gjuha e urrejtjes dhe racizmi të përhapen, qoftë në futboll, qoftë në shoqëri në përgjithësi.

“Unë nuk do t’i lejoj kurrë njerëzit si ajo të përhapin urrejtje dhe racizëm në botë”, përfundon reagimi i tij.

https://x.com/Footballtweet/status/2074191445108441275

të fundit

Dimitrieska-Koçoska: Kreditë e shpejta do të paguhen vetëm përmes llogarive bankare

Pagesat e kredive të shpejta dhe pagesat ndaj shoqërive financiare duhet të kryhen ekskluzivisht përmes llogarive transaksionale.Heqja e operimit me…

1 minute ago

Kabayel dhe Hysa simbolizojnë shqiponjën shqiptare para përballjes për titullin WBC

Agit Kabayel dhe Nelson Hysa kanë dhuruar një moment simbolik në përfundim të peshimit zyrtar, në prag të përballjes për…

7 minutes ago

Giovanni Albanese sqaron rolin e Zhegrovës te Juventusi, marrëdhënien me Spallettin dhe interesimin e Monacos

Edon Zhegrova po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë te Juventusi nën drejtimin e Luciano Spallettit, por reprezentuesi i Kosovës…

7 minutes ago

Mesazhi i shoqërisë mbërrin me dron në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5

Një dron në mbështetje të Zojës ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”. “Ndize motorin brutal, Zoja”,…

18 minutes ago

MC Beka reagon ndaj afrimit të Bejtës me Kledjen: “Kjo nuk përputhet me Kanunin

MC Beka ka kritikuar ashpër afërsinë e krijuar mes Bejtës dhe Kledjes në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”,…

18 minutes ago

MC Beka veçon Nichin në BBVK5: Sinqeriteti e dallon nga banorët e tjerë

MC Beka, ish-banor i Big Brother Vip Kosova, ka analizuar lojën e banorëve të shtëpisë së edicionit aktual, të 5-tit…

18 minutes ago