Categories: sport

FFF nis padi kundër senatores paraguajane Celeste Amarilla pas deklaratave raciste ndaj Kylian Mbappes

Federata Franceze e Futbollit (FFF) ka bërë të ditur zyrtarisht se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj senatores paraguajane Celeste Amarilla, pas komenteve me përmbajtje raciste që ajo publikoi kundër Kylian Mbappe, pas ndeshjes Francë – Paraguai në Kupën e Botës 2026.

FFF reagoi me tone të ashpra ndaj gjuhës së përdorur nga Amarilla, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe të dënueshme.

Të lidhura

None found

“Komentet raciste të senatores paraguajane Celeste Amarilla ndaj Kylian Mbappes janë jashtëzakonisht të neveritshme dhe të papranueshme. Si mund të shqiptohen fjalë të tilla? Këto deklarata janë kriminale dhe të dënueshme. Ato duhet të ndiqen penalisht, këtu dhe kudo. Federata Franceze e Futbollit do të paraqesë kallëzim pranë Prokurorisë për nisjen e procedurave gjyqësore”, thuhet në reagimin zyrtar të FFF-së.

Polemika shpërtheu pasi senatorja bëri një sërë deklaratash fyese dhe raciste ndaj sulmuesit francez.

“Ky brutal nuk mësoi kurrë as të shkruajë. Në vend të qumështit të nënës, ai u ushqye me kokos dhe qeniet më të arsimuara që ka dëgjuar ndonjëherë kanë qenë shimpanzetë”, deklaroi Amarilla.

Më tej, ajo shtoi se futbollistët e përfaqësueses së Paraguait duhej ta kishin sulmuar Mbappen në përfundim të ndeshjes.

“E vetmja gjë për të cilën shumë prej nesh pendohen është se La Albirroja nuk i dha një shuplakë të fortë në fytyrë në fund të ndeshjes. Dhe unë as nuk jam tifoze e futbollit”, shtoi Amarilla.

Ndërkohë, edhe Kylian Mbappe reagoi ndaj deklaratave të senatores, duke dënuar ashpër gjuhën e saj dhe duke e cilësuar të papranueshme sjelljen e një zyrtareje publike.

https://x.com/FFF/status/2074197636522066320

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

6 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

6 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

6 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

6 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

6 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

6 hours ago