sport

Mbappe-PSG: Sekretet e kontratës së shekullit

Sipas “Le Parisien”, Mbappe do të fitojë 630 milionë euro nëse do të qëndrojë në Paris për tre sezonet e ardhshme. Kjo është kontrata më e vlefshme në historinë e sportit.

Gazeta “Le Parisien” ka pasur akses në kontratën e francezit dhe ka zbuluar sekretet e negociatave që u bënë çështje shtetërore me ndërhyrjen e Emmanuel Macron.

Të lidhura

None found

Sulmuesi nënshkroi për dy vjet me një opsion për një të tretën që mund ta ekzekutonte vetëm në mënyrë të njëanshme. Nëse Mbappe vazhdon në Paris për tre sezone, ai do të fitonte 630 milionë euro bruto.

Paga e tij, prej 72 milionë euro bruto në sezon, është padyshim kontrata më e vlefshme që një atlet ka nënshkruar ndonjëherë dhe, natyrsht, një futbollist. As rinovimi i kontratës katërvjeçare të Messit në 2017 me Barcelonën, 555 milionë, nuk i afrohet shifrave të tilla.

Shifrave stratosferike të kontratës së Mbappe, duhet t’i shtojmë variabla të ndryshme që përfaqësojnë një rritje të konsiderueshme në listën e pagave të tij. Sipas “Le Parisien”, PSG e pagoi atë 180 milionë euro si bonus nënshkrimi pas përfundimit të rinovimit të tij. Edhe pse nuk ka bonuse për performancën sportive, skuadra pariziene do t’i paguante atij një bonus shtesë, konkretisht besnikërinë, të cilën ai do ta rriste me kalimin e viteve në rast se nuk largohej në verë. Vitin e parë, pra në 2023, Mbappe do të merrte 70 milionë euro, në të dytën 80 dhe në të tretën 90 milionë euro. Shifra të paarritshme.

Shuma e jashtëzakonshme që merr sulmuesi francez do të kishin një mbajtje prej 45% për kontributet sociale dhe taksat mbi përfitim. Për ta vënë këtë në kontekst, nga 630 milionë euro që do të fitonte nëse do të përmbushë tre vite kontratë, do të mbeten 210 milionë euro, që do të përbënin një të katërtën të buxhetit të PSG-së.

Lojtari, megjithatë, e bëri të qartë se dëshiron të largohet nga Parisi sa më shpejt të jetë e mundur pasi është i pakënaqur me premtimet që Al Khelaifi nuk i ka mbajtur./ h.ll/albeu.com

të fundit

IHDNj apel për shpëtim të menjëhershëm të minatorëve të bllokuar në Stan Tërg

Mbi 60 minatorë kanë mbetur të ngujuar nën tokë në minierën e Stan Tërgut, në një thellësi që arrin deri në…

6 minutes ago

Zhegrova kryeson statistikat e driblimeve me Kosovën, mediat italiane e konsiderojnë kandidat për formacionin e Juventusit

Edon Zhegrova po tregon edhe një herë se driblimi mbetet një prej armëve të tij më të forta. Ylli i…

11 minutes ago

87-year-old’s death after eviction from home where she lived for over 70 years shocks Spain

Maricarmen Abascal, 87 vjeçe, gruaja e moshuar spanjolle që u bë simbol i krizës së strehimit në vend pas dëbimit…

16 minutes ago

63 Trepça miners trapped at level 11, Minister Rizvanolli provides an update on their condition

Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur i bllokuar brenda horizontit 11, pas një defekti në pajisjet elektrike…

17 minutes ago

Defekti elektrik lë të bllokuar nëntokë 63 minatorë të Trepçës, reagon Rizvanolli

Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur i bllokuar brenda horizontit 11, pas një defekti në pajisjet elektrike…

17 minutes ago

63 Trepça miners remained inside the mine after a power outage

Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur brenda horizontit 11, pas ndërprerjes së energjisë elektrike për shkak të…

17 minutes ago