sport

“Mbappe kurrë nuk ka dashur të luajë për Realin”

Nasser Al Khelaifi, president i PSG-së, ka dhënë një intervistë për “MARCA”-n për të folur për projektin e ri të klubit të tij pas largimit të Leonardos dhe ardhjes së Luis Campos si këshilltar sportiv. Numri 1 i PSG-së ka trajtuar të gjitha temat “e nxehta” të “Parc des Princes”.Al Khelaifi ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht largimin e Pochettinos dhe përjashton si mundësi emërimin e Zidane.

“Dua ta bëj të qartë se më ka pëlqyer Zidane si lojtar dhe më pëlqen edhe si trajner, por ne kurrë nuk kemi folur me të drejtpërdrejt apo tërthorazi”.
Al Khelaifi ka mbrojtur Kylian Mbappenë pas deklarata e të Florentino Pérezit se sulmuesi kishte ndryshuar mendje në dhjetë ditët e fundit:

Të lidhura

None found

“Kam refuzuar 180 milionë verën e kaluar nga Reali i Madridit sepse e dija që Kyliani donte të qëndronte te PSG-ja. Unë e njoh shumë mirë, e di se çfarë dëshiron ai dhe familja e tij, dhe ata nuk lëvizin për para. Ai ka zgjedhur të luajë këtu për qytetin e tij, klubin dhe vendin e tij dhe për projektin tonë sportiv. Ai mendon vetëm të luajë dhe të fitojë. Mbappé nuk ka ndryshuar, ai kurrë nuk ka dashur të luajë për Realin e Madridit.”Për akuzat e presidentit të La Ligas, Javier Tebas, Al Khelaifi deklaroi me qetësi:

“Atë që bëjmë, e bëjmë sepse e dimë se mundemi. Nuk është në stilin tonë të flasim për liga, klube apo federata të tjera. Ne nuk po japim mësime dhe ne nuk do të lejojmë që dikush na japë mësime. Çdo vit është njësoj. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë projektin tonë”. Al Khelaifi gjithashtu ka insistuar se “Superliga ka vdekur”.

Tags: mbappeReali

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

5 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

6 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

6 hours ago