Mediat spanjolle raportojnë se Kylian Mbappe është duke bërë presion që të largohet drejt Real Madridit dhe ky transferim do t’i hapte rrugë kalimit të Cristiano Ronaldos drejt Paris Saint-Germainit duke formuar dyshen e ëndrrave CR7-Lionel Messi.
Burimet e El Chiringuito TV, Josep Pedrerol, Cadena SER e El Transistor, pohojnë se anësori francez e ka njoftuar klubin kryeqytetas se dëshiron të shkojë te Los Blancos.
Arritja e Messit nuk e ka bindur kampionin e botës që ta shohë të ardhmen e tij në Parc des Princes dhe nuk është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re.
Duke qenë se do të jetë lojtar i lirë në qershor të vitit 2022, opsioni i vetëm i PSG-së është që ta shesë atë për një shumë të majme parash.
Në këtë rast, parisienët do t’i ktheheshin planit të mëparshëm – transferimit të Ronaldos nga Juventusi (që ishte Plani A para se Messi të bëhej lojtar i lirë nga Barcelona).
Kontrata e superyllit portugez te Zonja e Vjetër është në sezonin final dhe Bianconerët mund ta lejojnë të largohet për 30 milionë euro (që duke hequr edhe rrogën e tij prej 31 milionë eurosh nga lista e pagave, Juve do të përfitonte rreth 61 milionë euro nga largimi eventual).
Në anën tjetër, te Paris Saint-Germain i do të formohej sulmi me dy lojtarët më të mirë në 15 vitet e fundit dhe ndër më të mirë në histori të futbollit.
Trajneri Erik Ten Hag. ka nisur aventurën e tij te Bajer Leverkusen në mënyrën më të keqe të mundshme, duke…
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një lokal është përfshirë nga flakët rreth orës 03:00 të mëngjesit, përballë…
Sot, më 19 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.2 lekë. Euro, blihet me 97…
Një aksident me vdekje është regjistruar në Tiranë, ku sipas informacioneve policore, një automjet me drejtues një 27-vjeçar ka përplasur…
Ditën e sotme, riaktivizimi i valëve të të nxehtit Afrikan, do të kushtëzoje në vendin tonë sërisht mot të kthjellët…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri sot priten biseda të ndjeshme me partnerin, ndaj mundohuni…