Kylian Mbappe ka komentuar garën për “Topin e Artë”, duke nënvizuar se vlerësimi bazohet kryesisht te performanca individuale e futbollistëve. Sulmuesi francez konsiderohet një nga favoritët, së bashku me talentin e Barcelonës, Lamine Yamal.
None found
Në një intervistë për RFI, futbollisti i Real Madridit foli për mundësinë e fitimit të trofeut prestigjioz personal.
Sipas Mbappes, çmimi nuk i akordohet një skuadre, por një individi, ndaj statistikat dhe paraqitjet e futbollistit duhet të kenë rëndësi të veçantë.
“Në zarf nuk do të shpallin një ekip. Do të shpallin një lojtar. Ajo që i impresionon njerëzit te një trofe si Topi i Artë është aftësia për të dhënë rezultate në mënyrë individuale dhe për të shkëlqyer”, deklaroi ai.
Numrat e sezonit janë një argument i rëndësishëm në favor të francezit. Mbappe e mbylli kampionatin spanjoll si golashënuesi kryesor i La Ligës, me 25 gola, ndërsa në Ligën e Kampionëve shënoi 15 herë.
Gjatë kësaj vere, sulmuesi realizoi edhe 10 gola të tjerë, duke e çuar në 22 numrin total të golave të shënuar në tri edicione të Kupës së Botës.
“Kam qenë golashënuesi më i mirë në të gjitha kompeticionet e mëdha dhe besoj se ky mund të jetë një vit i mirë për mua. Ndihem mirë për këtë”, u shpreh ylli francez.
Lamine Yamal është një tjetër kandidat i rëndësishëm për trofeun, pas rolit të tij protagonist me Barcelonën dhe kombëtaren e Spanjës.
Në listën e pretendentëve përfshihen gjithashtu Ousmane Dembele, Khvicha Kvaratskhelia dhe Rodri.
Përballja mes Mbappes dhe Yamalit pritet të jetë ndër temat kryesore të kësaj gare. Francezi ka bërë të ditur qartë se performancat dhe statistikat personale duhet të ndikojnë ndjeshëm në zgjedhjen e fituesit.
Gjatë intervistës, Mbappe foli edhe për ndryshimin në drejtimin e kombëtares së Francës. Didier Deschamps i ka dhënë fund qëndrimit të gjatë në stolin e “Les Bleus”, ndërsa Zinedine Zidane është emëruar trajner i skuadrës.
Francezi e vlerësoi kontributin e Deschamps, duke theksuar se ai “bëri histori” dhe e dërgoi kombëtaren “aty ku meriton të jetë”.
“Tashmë kemi një kapitull të ri me një trajner të ri. Është fillimi. Duhet të gjejmë ritmin, por do të vihemi menjëherë në provë dhe duhet të nisim të fitojmë përsëri pa vonesë, sepse kjo është ajo që njerëzit presin prej nesh”, tha Mbappe.
Zinedine Zidane ka konfirmuar se Mbappe do të vijojë të jetë kapiteni i Francës.
Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari mori pjesë sot në tryezën e rrumbullakët "Përmirësimi i Funksionit Kërkimor dhe Analitik në Partitë…
Disa nga dobësitë e vërejtura në raportin e publikuar sot nga Enti Shtetëror për Auditim mbi punën dhe kushtet në…
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka njoftuar të hënën se grupi parlamentar i kësaj partie ka proceduar në Kuvend projektligjin…
Drenica po kalon një moment pozitiv në kampionat, pas një starti jo të lehtë dhe një periudhe në të cilën…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) , ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me…
Arbër Hoxha ende nuk është bërë lojtar i klubit Al Wahda, megjithëse Dinamo Zagrebi dhe klubi i Emirateve të Bashkuara…