Categories: sport

Mbappe feston rekordin me Francën, por synon edhe majën historike të Kupës së Botës

Kylian Mbappe ka shprehur krenarinë e tij të madhe pasi është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtarja e Francës, duke lënë pas rekordin e mëparshëm që mbahej nga Olivier Giroud.

Ylli i Real Madridit e preku këtë shifër historike në suksesin 3-1 përballë Senegalit, ku shënoi dy herë në ndeshjen e parë të Francës në Kupën e Botës 2026, të zhvilluar në stadiumin “MetLife”. Falë kësaj dopiete, Mbappe arriti në kuotën e 58 golave me kombëtaren dhe u ngjit i vetëm në krye të historisë së “Les Bleus”, në moshën 27-vjeçare.

Të lidhura

None found

Menjëherë pas përfundimit të sfidës, bashkëlojtarët e tij e nderuan me një fanellë simbolike me numrin 58, si vlerësim për këtë arritje të rëndësishme.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, kapiteni i Francës ndau emocionet e tij për rekordin e sapovendosur.

“58 gola. Një krenari e madhe të bëhesh golashënuesi më i mirë në historinë e ekipit tonë kombëtar, një vend që ka parë kaq shumë lojtarë të shkëlqyer të kalojnë atje. Faleminderit të gjithë shokëve të mi të ekipit, stafit dhe FFF-së për besimin e përjetshëm që nga dita e parë. Dhe faleminderit juve për mbështetjen tuaj. Vazhdojmë, ka ende shumë për të bërë…”

Megjithatë, ky nuk është i vetmi synim i madh për Mbappen. Sulmuesi francez tashmë po afrohet edhe me rekordet historike të golave në Kupën e Botës, ku Lionel Messi dhe Miroslav Klose mbajnë vendin e parë me nga 16 realizime.

Pas dy golave të shënuar kundër Senegalit, Mbappé ka shkuar në 14 gola në këtë turne, duke iu afruar ndjeshëm kreut të listës historike të kompeticionit. Duke parë moshën dhe formën që po kalon, shumë analistë vlerësojnë se thyerja edhe e këtij rekordi të madh ndërkombëtar mund të jetë vetëm çështje kohe.

të fundit

Fatos Lubonja: Rama e ka bërë politikën në përputhje me interesat e pushtetit, ashtu si në Serbi edhe këtu duam rrëzimin e regjimit autoritar

Në një intervistë për News24, analisti Fatos Lubonja, ka krahasuar lëvizjen studentore në Serbi me zhvillimet politike në Shqipëri, duke…

2 seconds ago

Anthropic ngre alarmin për rreziqe katastrofike dhe ekzistenciale nga IA-ja

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic paralajmëroi të hënën se teknologjia e saj mund të paraqesë "rreziqe katastrofike ose ekzistenciale…

5 minutes ago

Prodhuesit shqiptarë kundër paketës fiskale 2027: Taksat më të larta mund të frenojnë investimet dhe konkurrueshmërinë

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë kundërshton ndryshimet e pritshme në paketën fiskale për vitin 2027, duke kërkuar konsultim me biznesin përpara…

15 minutes ago

Shoqja e Arlindës: Ish-bashkëshorti i saj ishte përballur me probleme ligjore në SHBA

Anna Zhubi, shoqe e afërt e Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga ish-kunati i saj në Pejë,…

16 minutes ago

Partizani kërkon reagim ndaj Elbasanit, Karoglan: Duhet të përballemi me realitetin dhe të rikthejmë grintën

Mislav KaroglanTrajneri kroat, Mislav Karoglan, nuk e ka nisur aspak mirë te Partizani, 2 humbje në 2 javët e para…

17 minutes ago

76-vjeçarja gjendet e pajetë në banesën e saj në Gjorçe Petrov, dyshohet për dhunë

Një grua 76-vjeçare u gjet e vdekur këtë mëngjes në shtëpinë e saj në rrugën "Gjurçin Kokale" në lagjen Gjorce…

18 minutes ago