Rikthimi tek Juventusi nuk ndryshon planet e Cristiano Ronaldos. Ideja e tij mbetet e njëjtë: ai dëshiron të largohet dhe ta bëjë sa më shpejt të jetë e mundur. Çdo ditë që kalon e ndërlikon realizimin e kësaj dëshire, por portugezi nuk i është nënshtruar idesë së qëndrimit te “Zonja e Vjetër”. E ardhmja e tij varet nga Kylian Mbappé. Sulmuesi e di se nëse Reali mund të marrë francezin, PSG do të tentojë menjëherë që portugezi të plotësojë vendin e Mbappesë. Në Spanjë janë të sigurt se Florentino Pérez do të përpiqet të sjellë në Madrid sulmuesin e PSG-së dhe përpjekjet do të bëhen deri në ditën e fundit të merkatos.
Nëse parizienët nuk pranojnë asnjë ofertë ndaj Mbappesë, mediet ne Spanjë raportojnë se Ronaldo do të trokasë përsëri në derën e Realit. Një gjë të tillë u përpoq ta realizonte pranverën e kaluar, por Florentino u shpreh hapur: “Nuk ka kuptim për ne.” Pavarësisht kësaj, CR7 shpreson që ardhja e Ancelottit mund ta ndihmojë atë. Kjo duket e vështirë të realizohet për portugezin, sepse plani i Madridit mbetet i njëjtë, Mbappe duhet të vishet me fanellën e bardhë. Nëse Cristiano dëshiron të largohet nga Juvja, ai duhet të shpresojë se ëndrra e madhe e Real Madridit do të realizohet këtë verë.
None found
Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve se, Kosova "blindohet" në prag të vendimit të Hagës. Sipas një njoftimi sqarues,…
Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve se, Kosova "blindohet" në prag të vendimit të Hagës. Sipas një njoftimi sqarues,…
Kosova e ka Qeverinë e re, por jo edhe fundin e krizës politike. Albin Kurti është rizgjedhur kryeministër me 62…
Kosova e ka Qeverinë e re, por jo edhe fundin e krizës politike. Albin Kurti është rizgjedhur kryeministër me 62…
Deputeti i AfD-së, Tobias Teich i ftuar këtë të dielë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka…
Organi përgjegjës për gjyqtarët "Pro Ref" ka konfirmuar se pati një “gabim në gjykim” gjatë procesit të VAR-it, i cili…