Kylian Mbappe do të transferohet nga Parisi në Madrid këtë verë. Kjo dihet prej disa kohësh, por deklaratat e fundit të presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ende ngjallin dyshime se një kthesë është e mundur.
Megjithatë, siç shkruan sot gazeta e njohur Le Parisien, Mbappe me siguri do të largohet falas nga PSG në verë dhe do të bëhet lojtar i Real Madridit.
None found
Jo vetëm kaq, pasi Mbappe i ka bërë tashmë dy lëvizjet e para si lojtar i ri i Los Blancos. Përfaqësuesi francez vjen në Madrid si superyll me statusin e lojtarit të parë të klubit dhe si i tillë ka të drejtën e disa kërkesave që lojtarët e tjerë nuk i kanë.
Le Parisien shkruan se ai i ka paraqitur tashmë dy kërkesa të tilla Florentino Perez. Më saktësisht, një kërkesë dhe një propozim.
Mbappe kërkoi t’i jepet numri 10, numri që mban Luka Modric në shpinë dhe Real Madridi thuhet se ka pranuar që t’ia heqë numrin kroatit pa asnjë problem.
Pjesa e dytë e rrëfimit është një propozim që, siç shkruajnë francezët, ka të bëjë sërish me Modricin dhe “mund ta prekë atë”.
Përkatësisht, Mbappe u ka thënë drejtuesve të Real Madridit që në vend të Modricit të sjellin mesfushorin portugez Vitinha, bashkëlojtarin e tij aktual nga PSG.
Mediat franceze nuk bëjnë të ditur se çfarë përgjigje ka marrë Mbappe ndaj këtij propozimi, por thonë se një deklaratë e tillë me siguri nuk do ta ndihmojë marrëdhënien e klubit me Modricin, nëse mesfushori kroat sezonin e ardhshëm do të jetë në klub. /Telegrafi/
Studentët, qytetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës kundër qeverisë. Pasi…
Një prapaskenë e pazakontë ka dalë në pah rreth transferimit të Bruno Guimaraesit te Arsenali gjatë afatit kalimtar të verës,…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar opozitën se që nga viti 2024 dëshiron që shteti të përballet me falimentim dhe kriza,…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Maqedonia e Veriut mund të funksionojë dhe të mbijetojë vetëm përmes bashkëjetesës së…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar akuza të reja ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, këtë herë…
Protestuesit kanë bllokuar Rrugën e Durrësit, ndërsa vijojnë protestën me thirrje për dorëheqjen dhe arrestimin e kryeministrit Edi Rama. “Dorëheqje!”,…