Robert Lewandowski ka dhënë disa komente të cilat – më në fund – dikush duhej t’i jepte.
Ylli polak ka folur për dyshen e re në rritje, Kylian Mbappe e Erling Haaland, të cilët po marrin vëmendjen më të madhe në futbollin evropian.
Lewandowski beson se të dy janë lojtarë të mirë, por ata nuk do të mund të regjistrojnë ato që kanë regjistruar Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.
“Ata kanë aftësi, por kush e di nëse në dy apo tri vite, sulmues të tjerë do të shfaqin veten”, ka thënë Lewa, transmeton lajmi.net.
“Nuk mund ta imagjinoj një situatë ku ata do të dominojnë sikur Ronaldo e Lionel Messi që kanë bërë për 12 vite”, shtoi ai.
“Këta të dy kanë shumë histori me fitimin e shumë trofeve. Në 10 vitet e ardhshme, mendoj se do të ketë disa lojtarë që do të garojnë për lojtarin më të mirë në botë”, ishin fjalët e Lewas.
Lewandowski ishte afër të fitonte Topin e Artë vitin e kaluar por ai humbi garën me Leo Messin.
Milani i Allegrit feston duke mposhtur Napolin 2-1 në San Siro në ndeshjen e madhe të javës së pestë të…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po vazhdon të qëndrojë në SHBA. Ajo është pritur nga diaspora shqiptare në Philadelphia. Osmani…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në konventën promovuese të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), deklaroi se…
Partia pro-evropiane në pushtet në Moldavi po kryeson në zgjedhjet parlamentare që do të vendosin të ardhmen e vendit, duke…
Për herë të parë pas incidentit të turpshëm 11 vite më parë në Beograd në ndeshjes Serbi-Shqipëri, Olsi Rama ka…
Në ndeshjen e javës së 7-të të La Ligës, Barcelona siguroi vendin e parë në renditje. Skuadra e Flick mundi…