Categories: sport

Mashtrimi i shekullit në futboll: historia e Ali Diasë

Në prag të nisjes së sezonit të ri të Ligës Premier, mediat angleze sollën sërish në kujtesë rrëfimin e pabesueshëm të sulmuesit ndoshta më të dobët në historinë e kampionatit elitar anglez, senegalezit Ali Dia. Ai, i cili të enjten mbushi 61 vjeç, konsiderohet autori i mashtrimit më të madh futbollistik të shekullit.

Të lidhura

None found

Rrugëtimi i tij futbollistik nisi në ligat e ulëta të Francës. Pasi kaloi disa sezone, i lindi mendimi të shtirej si i afërm i George Weah, fitues i Topit të Artë. Në mungesë të internetit, verifikimi i informacioneve ishte gati i pamundur, kështu që erdhën kontratat e para dhe gjatë vitit 1995 ai ndërroi jo më pak se tre ekipe, nga finlandezët e FinnPA te PK-35 dhe më pas te gjermanët e Lübeck. Atë sezon ai zhvilloi vetëm 10 paraqitje dhe shënoi një gol.

Shumë shpejt ai ndryshoi strategji. Një mik i tij u telefonoi klubeve të Ligës Premier për t’u ofruar shërbimet e kushëririt të tij “jashtëzakonisht të talentuar”, i cili mburrej me të kaluarën te PSG-ja dhe me paraqitjet për kombëtaren e Senegalit.

Harry Redknapp, trajneri i West Ham, e ndjeu se bëhej fjalë për mashtrim, ndërsa Graeme Souness i Southamptonit mendoi ndryshe dhe i ofroi një kontratë njëmujore. Para firmosjes, ai donte ta provonte lojtarin në një ndeshje miqësore, por takimi u ndërpre për shkak të shiut dhe kontrata u nënshkrua pa asnjë minutë prove.

“Ai luajti me George Weah te Paris Saint Germain dhe luajti në divizionin e dytë në Gjermani”, shpjegoi Souness.

Gjatë stërvitjes u bë shpejt e qartë se diçka nuk shkonte; Dia nuk arrinte t’i ndiqte shokët e ekipit. Ai kishte mangësi të dukshme teknike dhe mezi përfshihej në ushtrimet bazë me grupin. Megjithatë, fati vazhdoi ta përcillte.

Për shkak të një sërë dëmtimesh në skuadër, ai u grumbullua për ndeshjen kundër Leeds United. Kur Matt Le Tissier u lëndua në minutën e 32-të të takimit, Dia mori mundësinë e tij. Paraqitja e tij u karakterizua nga gabime të shpeshta dhe lëvizje të ngathëta, dhe një Souness i zemëruar e zëvendësoi në minutën e 85-të. Të nesërmen klubi i ndërpreu kontratën.

“Në ekip mendonim se ai e kishte fituar garën për të luajtur me ne. Dukej si Bambi në akull, ishte e sikletshme ta shihje. Ishte pothuajse faji im, u lëndova dhe kështu u shfaq lojtari më i keq në historinë e Ligës Premier”, kujtoi Le Tissier vite më vonë.

Në total, “aventura” e tij në Ligën Premier zgjati vetëm 53 minuta, por mjaftoi për ta kthyer në legjendë. Nga Southampton ai kaloi te Gateshead i kategorisë së pestë, ku qëndroi një sezon dhe i dha fund karrierës. Ai luajti për 12 klube, duke bërë gjithsej vetëm 30 paraqitje, por të mjaftueshme për ta bërë këtë lojtar amator të pavdekshëm.

“Më kanë portretizuar si mashtrues dhe lojtar i keq, por nuk jam asnjëri. Natyrisht, jam i zhgënjyer që nuk ia dola të kualifikohesha në Ligën Premier, por besoj te aftësitë e mia dhe shqetësimi im i vetëm tani është Gateshead. Kontrata ime është vetëm deri në fund të sezonit”, i tha Dia Gateshead Post në atë kohë.

Pasi u tërhoq nga futbolli, ai u diplomua në Shkollën e Biznesit të Newcastle në Universitetin Northumbria dhe më pas mori një Master në Administrim Biznesi nga Universiteti Shtetëror i San Franciskos. Më pas u shpërngul në Doha, ku sipas raportimeve jeton edhe sot.

Askush në botën e futbollit nuk ka dëgjuar më për të, por emri dhe mbiemri i tij ende renditen në krye të listës së The Times me 50 futbollistët më të këqij në Angli të të gjitha kohërave.

të fundit

Muriqi i premton gol Kartalit përpara derbit mes Fenerbahce dhe Galatasarayt

Vedat Muriqi është i motivuar për derbin e madh të Stambollit, ku Fenerbahce do të përballet me Galatasarayn të hënën…

1 minute ago

Bekim Sali and Magnus Brunner discuss easing transport and strengthening security

Zv. kryeministri dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me Komisionerin Evropian për Punë të Brendshme dhe Migracion,…

7 minutes ago

EU calls for full respect for the Specialist Chambers’ independence and consultation on any legal changes

Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e presidentes Justina Shiroka Pula për kthimin e ligjit në Kuvend për rishqyrtim, duke rikujtuar…

8 minutes ago

Justina Shiroka Pula attends ceremony marking the 70th anniversary of the Hungarian Revolution

Në seancën solemne në Hungari u kujtua kryengritja kundër regjimit komunist dhe ndërhyrjes sovjetike, ndërsa liderët evropianë theksuan rëndësinë e…

8 minutes ago

Kurti held a meeting with Lord Wood of Anfield

Kryeministri i Republikës së Kosovës, i, dje pasdite në kuadër të Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit, u takua…

9 minutes ago

Student protests in Tirana/ Citizens gather outside prime minister’s office, nationwide rally expected tomorrow

Protesta studentore në Tiranë ka hyrë në ditën e 11-të, me një grup qytetarësh dhe studentësh që vijojnë të qëndrojnë…

9 minutes ago