Categories: sport

Martini flet para Vllaznia-Malisheva: Kallaku dhe Pohls drejt largimit, “askënd nuk e mbajmë me detyrim”; ja pse kundërshtari shihet si favorit

Vllaznia do të përballet me Malishevën të enjten, më 9 korrik, në takimin e parë të turit të parë kualifikues të Conference League. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe starton në orën 20:00. Në prag të kësaj sfide, trajneri Edi Martini komentoi gjendjen e skuadrës, si edhe situatën e Sherif Kallakut dhe portierit Pohls.

Të lidhura

None found

“Grupi që kemi në dispozicion është thuajse i gjithi në parametrat e duhur fizikë. Ka lojtarë që janë bashkuar me vonesë, por në përgjithësi gjendja është e mirë. Natyrisht, jo secili është në 100% të formës, pasi kjo periudhë gjithmonë sjell vështirësi. Megjithatë, futbollistët që kemi tani janë të aftë ta përballojnë ndeshjen. Sa u përket miqësoreve, aty kishim vetëm 13 lojtarë nga skuadra e sezonit të kaluar. Nga sfida e parë deri te e fundit u pa përmirësim. Sërish nuk kemi mbërritur aty ku duhet. Edhe të rinjtë janë përpjekur shumë dhe kanë dhënë maksimumin. Në fazën përgatitore kemi aktivizuar mjaft lojtarë nga të rinjtë dhe ekipi B. Ata na kanë ndihmuar. Jemi ende në një proces kolaudimi dhe tani duhet të bëjmë gjithçka për ndeshjen e nesërme.

Për ndryshimet, është normale që në një kohë kaq të shkurtër të kenë nevojë për kohën e tyre për t’u përshtatur me ekipin. Kanë ardhur nga skuadra të tjera, me modele loje të ndryshme, dhe këtu gjejnë një tjetër mënyrë. Me kalimin e kohës do të integrohen plotësisht, edhe pse për momentin ende nuk janë shkrirë me grupin. Kur kam shkuar në fazë përgatitore kam qenë i qetë. Që me datë 18 të muajit tjetër është bërë pagesa. Nuk e di për çfarë arsyeje dhe si qëndrojnë gjërat, nuk është fusha ime dhe nuk mund ta komentoj. Di vetëm që merkato është hapur dhe besoj se gjithçka do të rregullohet. Marku? Nuk kam dijeni. Të them të drejtën, nuk jam marrë fare me atë pjesë. I kam menduar të gjitha skenarët e mundshëm, si me ekip të plotë ashtu edhe pa të. Detyra ime është të merrem me atë që ndodh në fushë. Nga lojtarët që do të jenë gati, do të kërkojmë maksimumin dhe këtë mund ta garantoj. Për pjesën tjetër nuk di çfarë të them.

Shpresoj që nesër të jenë të gjithë të gatshëm. Merkato është zhbllokuar në orët e fundit, ndërsa pagesat janë kryer 1 muaj më parë. Nuk e di se si ka ndodhur. Gjithsesi, unë jam përgatitur për të dyja variantet. Për Sherif Kallakun, unë kam nisur stërvitjen që me datë 8 dhe nesër luhet ndeshja, pra afro një muaj më pas. Vllaznia e ka pritur mirë, e ka dashur dhe ai ka dhënë maksimumin. Por vjen një çast kur askënd nuk mund ta mbash me zor. Sa i takon Malishevës, nuk do të doja të ndeshesha me një ekip shqiptar. Kështu vendosi shorti. Nga të gjitha skuadrat që mund të na binin, ishte ekipi më i mirë i mundshëm. Do të jetë një përballje e fortë dhe shumë e luftuar, por ne do ta kërkojmë me këmbëngulje kualifikimin.

Tomasi e njeh shumë mirë ambientin dhe shumicën e futbollistëve tanë, ndaj kjo është një avantazh për të. Sigurisht që ne kemi afruar edhe lojtarë të rinj, por pavarësisht kësaj do të bëjmë maksimumin tonë. Malisheva ka lëvizur shumë në merkato. Kam parë në opinionin publik dhe në gazeta se është përfolur shumë largimi i disa futbollistëve. Në fakt, skuadra më duket më e mirë se më parë me elementët që ka tani. Ka bërë afrime të shumta dhe për mua është më e fortë se vjet. Tifozët e Malishevës janë të mirëpritur. Ne kemi pritur gjithmonë këdo, aq më tepër tifozë shqiptarë. Ata janë si ne, janë në vendin e tyre dhe duhet t’i presim e t’i respektojmë maksimalisht.

Roli i tifozëve të Vllaznisë është jashtëzakonisht i madh. Djemtë kanë nevojë për ta. Edhe unë vetë vazhdoj të jem i zhgënjyer për titullin kampion që humbëm. Jemi ende të mërzitur dhe bashkë me tifozët po kalojmë këtë gjendje, ende nuk na ka dalë e keqja. Prania e tyre në stadium ka gjithmonë peshë, sepse ata e mbështesin ekipin dhe i japin zemër. Në ditë të mira apo të vështira, duhet të qëndrojnë pranë Vllaznisë. Këto janë ndeshje shumë të balancuara. Nuk e mendoj aspak që gjithçka mund të vendoset në takimin e parë. Në të dyja sfidat duhet të tregojmë kujdes. Janë dy përballje dhe më pas vjen eliminimi. Nuk është një ndeshje ku mund të luash gjithçka pa llogari. Duhet maturi dhe duhet menduar edhe për ndeshjen tjetër.

Jemi herët dhe sigurisht që na duhen afrime. Qershori është periudha më e vështirë për të marrë futbollistë. Disa janë me pushime, disa të tjerë kanë luksin të presin për të zgjedhur, sidomos lojtarët cilësorë. Kemi bërë përpjekje maksimale për të afruar elementë dhe jemi në bisedime me lojtarë të tjerë që shumë shpejt do t’i bashkohen Vllaznisë. Kjo është koha më e keqe për merkato. Ne kemi bërë çmos për të ardhur sa më gati në ndeshjen e nesërme. Besoj se do ta ndërtojmë një skuadër më të mirë se ajo e vitit të kaluar. Kalimi i turit? Jetik nuk është, por i rëndësishëm po. Ka vlerë si në aspektin moral, ashtu edhe në atë financiar. Madje më shumë në planin ekonomik, sepse një kualifikim sjell të ardhura shtesë që mund të shfrytëzohen për të afruar lojtarë. Ne nuk mund të pretendojmë fitimin e një kupe të tillë. Sa më larg të ecim, aq më mirë. Të bëjmë detyrën nesër, pastaj të presim ndeshjen e dytë.

Pohls është pothuajse i larguar nga skuadra. Nuk kam dëgjuar që të dalë në stërvitje. Ka një kërkesë nga Sherif Tiraspol. Më vjen keq, sepse kishim investuar te ai djalë. Më vjen keq, por siç e thashë, askënd nuk mund ta mbajmë me zor. Ata kishin kontrata 1+1 dhe tani janë pothuajse të shitur. Krymi? Nuk e di, për mua ai është një kapitull i mbyllur. Unë kam një vit përpara dhe për lojtarët që janë larguar nga Vllaznia nuk kam dëshirë të flas”, u shpreh trajneri Edi Martini.

të fundit

Kryesia e LDK-së mblidhet të enjten, një ditë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) do të mbajë mbledhje të enjten, më 9 korrik 2026, duke filluar nga…

8 minutes ago

Dogana e Qafë-Thanës reagon pas pretendimeve të 3 zyrtarëve shqiptarë për ndalim hyrjeje në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe…

18 minutes ago

Meta sjell në Instagram dhe WhatsApp gjeneratorin e ri të IA-së për imazhe

Meta ka lançuar një gjenerator të ri të inteligjencës artificiale për krijimin e imazheve shumë realiste dhe për ripërpunimin dhe…

29 minutes ago

OpenAI, Meta dhe SpaceXAI intensifikojnë garën e IA-së me një seri publikimesh gjatë kësaj jave

Disa kompani të mëdha teknologjike po publikojnë modele ose përditësime të reja të inteligjencës artificiale këtë javë, pasi gara e…

29 minutes ago

Bozhinovska bisedon me KfW për zgjerimin e bashkëpunimit në efikasitetin energjetik

Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, zhvilloi një takim pune me përfaqësues të bankës gjermane për zhvillim…

35 minutes ago

Beleri: Shqipëria ende nuk i plotëson kushtet për në BE, ka çështje të shumta të pazgjidhura

Eurodeputeti Fredi Beleri tha sot në komitetin parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri se autoritetet në Tiranë po përballen me probleme të…

36 minutes ago