Categories: sport

Martinelli drejt Al-Hilalit, Arsenali pranë thyerjes së rekordit 9-vjeçar të shitjeve

Arsenali po zhvillon bisedime me Al-Hilalin për transferimin e Gabriel Martinellit, i cili mund të largohet nga klubi londinez në ditët e fundit të afatit kalimtar. Skuadra saudite e ka vendosur brazilianin 25-vjeçar ndër objektivat kryesorë të saj për këtë periudhë.

Sipas David Ornstein, Arsenali e vlerëson Martinellin rreth 70 milionë euro, ndërsa futbollisti është i gatshëm të marrë në konsideratë një transferim në Arabinë Saudite.

Të lidhura

None found

Diskutimet mes dy klubeve vijojnë, megjithatë ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare.

Nëse transferimi realizohet për një shumë të përafërt me vlerësimin e Arsenalit, klubi do të regjistronte shitjen më të shtrenjtë në historinë e tij.

Aktualisht, rekordi i përket Alex Oxlade-Chamberlain, i cili në vitin 2017 kaloi te Liverpooli për rreth 38 milionë euro.

Martinelli iu bashkua Arsenalit në vitin 2019, pasi u transferua nga Ituano. Në aventurën e tij në Londër, braziliani ka realizuar 62 gola në 278 paraqitje.

E ardhmja e tij te “Topçinjtë” është vënë në pikëpyetje të fortë, veçanërisht pasi ai nuk ishte pjesë e skuadrës as në Community Shield dhe as në ndeshjen e parë të Premier Ligës.

Më herët, braziliani kishte hedhur poshtë mundësinë e transferimit te Galatasaray, por qëndrimi i tij duket se ka ndryshuar dhe tani ai është i hapur për një kalim te Al-Hilali.

Një marrëveshje pranë shumës së kërkuar nga Arsenali do ta kthente Martinellin në shitjen rekord të klubit, duke rrëzuar një rekord të vendosur në vitin 2017 dhe që ka mbijetuar për 9 vjet.

Përveç thyerjes së rekordit, të ardhurat nga shitja e sulmuesit brazilian do t’i krijonin Arsenalit mundësi të reja financiare për të synuar përforcime të tjera përpara përfundimit të afatit kalimtar.

të fundit

Asambleja e PS një turp/ Plarent Ndreca i drejtohet Ramës: Pse i thërret socialistët kur i quan m*tër? Pse s’del vetë në zgjedhje? Pse nuk i merr vetë votat?

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ish-deputeti socialist Plarent Ndreca, ka reaguar pas përjashtimit nga Partia Socialiste, duke…

5 minutes ago

First snow falls in the country, covering the road linking Shkodër with Theth (VIDEO)

Këtë të hënë, ka rënë dëbora e parë në vend, si pasojë e temperaturave të ulëta. Dëbora e parë ka…

6 minutes ago

Dismissed by Veliaj as head of kindergartens and nurseries, Zhaneta Beqiri responds

Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës, Zhaneta Beqiri, ka reaguar këtë të hënën pas shkarkimit të saj…

6 minutes ago

Champions League rikthehet me sfidat e para në Norvegji dhe Turqi

Liga e Kampionëve rikthehet në skenë pas një pushimi prej tri javësh, me ndeshjet e xhiros së pestë që zhvillohen…

9 minutes ago

Gruda shkëlqen sërish, përzgjidhet në formacionin e javës në Bundesligë

Shqiptari Brajan Gruda po del të jetë protagonisti kryesor te skuadra e Leipzigut pas paraqitjeve fantastike me Gjermaninë në Ligën…

21 minutes ago

Assane Diatta shpallet sërish lojtari i javës në Superligë

Sulmuesi i Prishtinës, Assane Diatta po del të jetë njëri prej lojtarëve kryesor këtë sezon në Superligën e Kosovës. E…

27 minutes ago