Categories: sport

Al Hilal hap bisedimet për Gabriel Martinellin, Arsenali kërkon 60 milionë euro

Al Hilal ka nisur lëvizjet për të siguruar shërbimet e anësorit të Arsenalit, Gabriel Martinelli, raporton gazetari i njohur David Ornstein.

Të lidhura

None found

Skuadra saudite ka kontaktuar përfaqësuesit e 25-vjeçarit për të diskutuar mundësinë e një transferimi. Ende nuk është arritur asnjë marrëveshje, por kontaktet mes palëve vazhdojnë, ndërsa braziliani është i gatshëm të vlerësojë këtë opsion.

Për ta lejuar largimin e Martinellit, Arsenali kërkon afërsisht 60 milionë euro. Braziliani është nën kontratë me “Topçinjtë” deri në vitin 2027, me një klauzolë që mundëson zgjatjen e marrëveshjes edhe për një vit.

Gjatë kësaj vere, e ardhmja e sulmuesit ka qenë objekt i shumë zërave. Më parë, Arsenali kishte pranuar ofertën prej 45 milionë eurosh të Galatasarayt, por përfaqësuesit e futbollistit e kishin informuar klubin londinez se Martinelli nuk dëshironte të transferohej në Turqi.

Ai nuk u përfshi as në grupin e Arsenalit për dy përballjet e para të sezonit: fitoren kundër Manchester Cityt në Community Shield dhe ndeshjen e parë të Ligës Premier ndaj Coventry Cityt.

Klubi londinez do ta shesë brazilianin nëse paraqitet një ofertë që përmbush vlerësimin e tij, ndonëse vetë Martinelli nuk po ushtron presion për t’u larguar nga “Emirates”.

Sezoni 2025/26 rezultoi i ngjeshur për Martinellin, i cili luajti 53 ndeshje. Arsenali fitoi titullin e parë të Ligës Premier që nga sezoni 2003/04, si edhe mbërriti në finalen e Ligës së Kampionëve.

Që nga ardhja e tij nga Ituano në vitin 2019, Martinelli ka grumbulluar 278 paraqitje me ekipin e parë të Arsenalit dhe ka realizuar 62 gola.

të fundit

Komisioni Qeveritar raporton para deputetëve për statusin e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës

Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Persona të…

2 minutes ago

Behrami sulmon Spence pas barazimit me Atalantën: U soll si yll Hollywood-i

Ish-futbollisti kosovar, Valon Behrami, ka kritikuar ashpër mbrojtësin Djed Spence pas barazimit 4-4 ndaj Atalantës. Behrami, i cili aktualisht është…

3 minutes ago

Asambleja e PS një turp/ Plarent Ndreca i drejtohet Ramës: Pse i thërret socialistët kur i quan m*tër? Pse s’del vetë në zgjedhje? Pse nuk i merr vetë votat?

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ish-deputeti socialist Plarent Ndreca, ka reaguar pas përjashtimit nga Partia Socialiste, duke…

11 minutes ago

First snow falls in the country, covering the road linking Shkodër with Theth (VIDEO)

Këtë të hënë, ka rënë dëbora e parë në vend, si pasojë e temperaturave të ulëta. Dëbora e parë ka…

12 minutes ago

Dismissed by Veliaj as head of kindergartens and nurseries, Zhaneta Beqiri responds

Ish-drejtoresha e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës, Zhaneta Beqiri, ka reaguar këtë të hënën pas shkarkimit të saj…

12 minutes ago

Champions League rikthehet me sfidat e para në Norvegji dhe Turqi

Liga e Kampionëve rikthehet në skenë pas një pushimi prej tri javësh, me ndeshjet e xhiros së pestë që zhvillohen…

15 minutes ago