Julian Alvarez po shihet gjithnjë e më shumë si një futbollist pranë largimit nga Atletico Madridi, pasi sulmuesi argjentinas beson se klubi do t’i qëndrojë një dakordësie të mëhershme nëse në drejtim të tij vjen një ofertë prej 100 milionë eurosh.
None found
Sipas asaj që raporton SPORT, lojtari i Argjentinës është i bindur se drejtuesit e Atletico Madridit i kishin dhënë garanci se do ta lejonin të largohej në momentin kur ndonjë klub të ofronte 100 milionë euro.
Megjithatë, tashmë qasja e klubit duket se ka ndryshuar, pasi skuadrat e interesuara po orientohen drejt klauzolës së lirimit, e cila kap vlerën e 500 milionë eurove.
Së fundmi, edhe vetë Alvarez ka ushqyer aludimet për të ardhmen e tij, pasi pas ndeshjes së Argjentinës në Kupën e Botës u shpreh publikisht se dëshiron të largohet.
Referuar mediave spanjolle, ky veprim synonte njëkohësisht të mbante aktiv interesimin e Barcelonës dhe të shtonte presionin ndaj Atletico Madridit për të zbatuar marrëveshjen e pretenduar.
Klubi katalanas vazhdon ta shohë sulmuesin si një prej emrave më të rëndësishëm për forcimin e repartit ofensiv, por vështirësitë financiare të Barcelonës mbeten problemi kryesor për realizimin e marrëveshjes.
Në anën tjetër, raportohet se drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, e ka bërë edhe më të fortë pozicionin e klubit.
Ai ka bërë të qartë se Alvarez mund të largohet vetëm në rast se paguhet klauzola e lirimit prej 500 milionë eurosh, ndërsa ka përmendur edhe interesimin e pretenduar të Real Madridit, duke ngritur dyshime për kapacitetin financiar të Barcelonës për ta përmbyllur një transferim të tillë.
Sipas raportimeve, Barcelona ka dorëzuar një ofertë që shkon rreth 90 milionë euro, së cilës i shtohen bonuse të lidhura me paraqitjet, ndërsa pagesa është menduar të kryhet në disa këste.
Pavarësisht kësaj, Atletico Madridi nuk e vlerëson këtë ofertë si të mjaftueshme dhe historia e transferimit të Alvarezit vijon të mbetet e hapur.
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë reagoi për vrasjen tragjike të Arlinda Zekaj, duke bërë thirrje për forcim të përpjekjeve në…
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpinë e saj e…
Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimovic ka shënuar një gol fantastik në Kupën e Gjermanisë.Ai shënoi supergol nga distanca…
Deputeti dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj dhunës së pretenduar policore gjatë protestave studentore, duke…
Mark Samson, ish-i dashuri i Ilaria Sulës, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në Itali.…
Bashkimi Europian po përgatit një reformë e cila synon zgjerimin e kompetencave të agjencisë kufitare Frontex, duke i mundësuar asaj…