Mario Mitaj është e ardhmja e Kombëtares shqiptare. I mjaftuan pak ndeshje për të fituar menjëherë zemrat e tifozëve me sigurinë e tij në krahun e majtë të mbrojtjes. Megjithëse mban vetëm 20 vite mbi supe, Mitaj luan në fushë sikur të kishte vite të tëra në futbollin profesionist.
Paraqitjet pozitive i ka vijuar edhe në Rusi. Lokomotiva e Moskës ka publikuar në faqen e vetë zyrtare rezultatet spotive të klubit në vitin 2023. Në listën e statistikave dallohet edhe emri i Mitajt. Sipas të dhënave të marra nga “Yandex Plus“ dhe “VSporte“, mbrojtësi shqiptar është lojtari me saktësinë më të madhe të pasimeve në elitën e futbollit rus. Mitaj ka një saktësi 91% në pasime (janë përfshirë vetëm lojtarët me më shumë se 500 minuta), duke u cilësuar si “mjeshtri“ i pasimeve në Rusi. /Sport Ekspres/
None found
Sipas një raportimi të The Athletic, Vinicius Junior ishte seriozisht i joshur nga oferta e Arsenalit dhe projekti i klubit…
Një 33-vjeçar nga Velesi është arrestuar nga policia në Ohër, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “përdhunim” ndaj një…
Sipas Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), punonjësit e Ministrisë së Brendshme nuk kanë sigurim shëndetësor sepse nuk janë paguar kontributet…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në Zyrën e Kryeministrit senatoren amerikane Joni Ernst, me të cilën…
Gjatë një patrullimi rutinë në rrugën “Zoran Gjingjiq” në Mitrovicën, Policia e Kosovës ka zbuluar veshje dhe pajisje ushtarake të…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se po aplikon politika fiskale që favorizojnë kompani KAYO, ndërsa fermerët…