Categories: sport

Marcelo Brozovic zgjedh Al Sadd pas zërave për transferimin te Juventusi

Marcelo Brozovic ka gjetur marrëveshjen me Al Sadd për t’iu bashkuar klubit nga Katari si lojtar i lirë.

Mesfushori kroat pritet të firmosë një kontratë njëvjeçare, e cila mund të zgjatet deri në vitin 2028, raportoi Fabrizio Romano.

Të lidhura

None found

Klubi nga Katari po përgatit dokumentacionin e nevojshëm për të përmbyllur transferimin e 33-vjeçarit.

Brozovic ka qenë pa ekip që prej korrikut, kur i përfundoi kontrata dhe u nda nga Al Nassr.

Gjatë qëndrimit trevjeçar te skuadra saudite, ku u transferua në vitin 2023 nga Interi, kroati regjistroi 99 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Para se të niste eksperiencën në Arabinë Saudite, ai luajti për tetë vite me Interin dhe u bë një nga mesfushorët më të rëndësishëm të klubit italian.

Pas kalimit te Al Sadd, 33-vjeçari do ta vijojë karrierën e tij në Katar./

të fundit

Nissan zbulon PIXO-n, modelin e ri elektrik për qytet

Nissan ka konfirmuar se modeli i saj i ri elektrik për qytet do të quhet PIXO, duke njoftuar debutimin zyrtar…

7 minutes ago

Vdekja e Mazonakis rikthen debatin për terapitë alternative, hematologët: Informohuni para çdo procedure

Njoftimi i Shoqatës Helenike të Hematologjisë pas vdekjes së papritur të këngëtarit Giorgos Mazonakis ka rikthyer në vëmendje debatin mbi…

7 minutes ago

Edlir Tetova e çon Teutën në krye të Superiores: Ishim në rrezik të pësonim barazimin

Edlir TetovaTeuta ka bërë “detyrën” kundrejt Vorës në “Niko Dovana”, duke fituar 2 – 0 [...]Read More...

7 minutes ago

Dy persona akuzohen për mashtrimin e një zyrtari policor me premtimin për transplant veshke

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë nën dyshimin për mashtrim ndaj Valmir Hajrullahut dhe Avdyl Kryeziut, të cilët, bashkë…

8 minutes ago

Vjosa Osmani flet për raportin me Albin Kurtin: Dallimet mes nesh vazhdojnë

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për marrëdhënien e saj me kryetarin e VV-së, Albin Kurti, duke pranuar se…

8 minutes ago

“Në pranga duhet të përfundojnë ata që na kanë vjedhur prej 30 vitesh”/ Protestuesja ngre akuza për Zegjine Caushin: Një vit deputete dhe apartament 250 mijë euro

Një qytetare në protestën e 105 në Tiranë kundër Ramës, ka shprehur revoltën e saj kundër qeverisë dhe kryeministrit. Gjithashtu…

9 minutes ago