Real Madridi ka ndërmarrë një hap të befasishëm, teksa sipas mediave ka kontaktuar përfaqësuesit e Marcelo Brozovicit për të mësuar nëse mesfushori kroat është i gatshëm t’i bashkohet klubit.
Aktualisht, lojtari me eksperiencë është pa skuadër, pasi e mbylli zyrtarisht qëndrimin e tij në Arabinë Saudite te Al Nassr.
None found
Brozovic, 33 vjeç, u nda me ekipin saudit pasi ndihmoi në fitimin e titullit të parë kampion të Al Nassr në Arabi pas shtatë vitesh.
Sipas raportimeve, Jose Mourinho, trajneri i ri i Real Madridit, vlerëson shumë cilësitë dhe eksperiencën e kroatit, duke e parë atë si një alternativë ideale për mesfushën.
“Los Blancos” janë duke shqyrtuar mundësinë për t’i ofruar një marrëveshje afatshkurtër me kohëzgjatje njëvjeçare, ndërsa deri tani po veprojnë me kujdes përpara se të marrin vendimin përfundimtar.
Nëse diskutimet përparojnë dhe arrihet një akord mes palëve, Brozovic mund të kthehet në futbollin evropian dhe të hapë një etapë të re në karrierën e tij, kësaj here me fanellën e klubit më të trofeshëm në historinë e Ligës së Kampionëve.
Kapiteni i Liverpoolit, mbrojtësi holandez, Virgil van Dijk, i ka hapur derën një largimi të mundshëm nga Anfield në fund…
Ndërtimi i Qendrës Akuatike në Prishtinë duhet të jetë prioritet dhe nuk duhet të vihet në diskutim, pasi kjo infrastrukturë…
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, firmosi në maj një kontratë, e cila kishte vlerë deri në dhjetorin e vitit…
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka deklaruar se partia e tij nuk ka bërë asnjë marrëveshje…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të lagura, njofton LAMM.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave…
Këtë të shtunë, me anë të një reagimi në llogarinë e tij në “Facebook”, kryebashkiaku Erion Veliaj, ka reaguar për…