Categories: sport

Marc Casado pranë largimit nga Barcelona, Bayer Leverkusen zgjedhja e tij e parë

E ardhmja e Marc Casados mund të vendoset gjatë kësaj vere, pasi mesfushori i Barcelonës po shqyrton mundësinë e largimit nga klubi katalanas.

Të lidhura

None found

Interesimi për të është shtuar ndjeshëm në javët e fundit. Në garë për shërbimet e tij janë klube nga Arabia Saudite dhe Turqia, ndërsa mundësi të tjera vijnë edhe nga Anglia, Italia dhe RB Leipzig në Gjermani.

Megjithatë, mesfushori spanjoll duket se e ka përcaktuar tashmë alternativën e preferuar. Sipas SPORT, Casado dëshiron të transferohet te Bayer Leverkusen.

Një rol të rëndësishëm në këtë zgjedhje luan raporti i veçantë që ai ka me trajnerin Carles Martinez. Tekniku, i cili është ulur në stolin e Leverkusenit prej kësaj vere, ka punuar me Casadon që në fazat e para të formimit të tij te akademia e Barcelonës, La Masia.

Vitet nuk e kanë zbehur marrëdhënien mes tyre. Për Casadon, mundësia për t’u rikthyer nën drejtimin e një trajneri që i njeh nga afër cilësitë, karakterin dhe mënyrën e lojës që prej kohës së akademisë, e bën projektin gjerman veçanërisht joshës.

Realizimi i transferimit te Bayer Leverkusen, megjithatë, lidhet me ndryshimet që klubi po planifikon në repartin e mesfushës.

Një largim i mundshëm i Robert Andrich do të hapte vendin e nevojshëm në skuadër për të avancuar marrëveshjen me Casadon.

Andrich nuk mban më shiritin e kapitenit, i cili i është kaluar Edmond Tapsobës. Për më tepër, raportimet bëjnë të ditur se drejtuesit sportivë e kanë njoftuar gjermanin se nuk parashikohet të ketë një rol të rregullt në formacion.

Kjo rrethanë mund ta bindë Andrichun të largohet dhe në të njëjtën kohë t’i japë shtysë transferimit të Casados në Leverkusen.

Edhe pse për mesfushorin kanë shfaqur interes klube spanjolle, mes tyre Real Betis, Casado është i gatshëm të provojë një aventurë në Bundesligë dhe të bëhet pjesë e projektit të Carles Martinez, i cili ka kontratë me Bayer Leverkusen deri në qershor të vitit 2028.

të fundit

Haziri: Kërkesat tona mbeten në fuqi, do të kërkojmë llogari nëse institucionet heshtin

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri ka bërë të ditur që pavarësisht ndaljes së tubimeve, ai theksoi…

5 minutes ago

Haziri kërkon nga presidentja shqyrtim të kujdesshëm dhe me përgjegjësi të Ligjit për Specialen

Organizatori i iniciativës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri në një konferencë për media i ka bërë thirrje presidentes Justina…

5 minutes ago

Sulmi ndaj kanalit Ibër-Lepenc, në gjykatë po dëshmojnë dëshmitarët e mbrojtjes

Avokati Millosh Deleviq, mbrojtës i Dragisha dhe Jovan Viqentijeviqit kërkoi pesë minuta pauzë për konsultim me palën mbrojtëse. Në këtë…

6 minutes ago

Krimi i rëndë në Kamëz/ Dy vëllezër u v*anë për një mur rrethues! Çfarë deklarojnë fqinjët

Sherri që shkaktoi vrasjen e dy vëllezërit Selam dhe Nazmi Islamaj dhe plagosjen e tjetrit Shefqet Islamaj nga Ngushëllim Manzi…

8 minutes ago

Lorik Cana mesazh qeverisë: Studentët duhen dëgjuar, përfaqësojnë të ardhmen e vendit

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka reaguar për protestat studentore që po zhvillohen sot në Tiranë dhe në qytete…

11 minutes ago

Security forces must act in accordance with international standards / Swiss embassy appeal: We are concerned about the violence; media freedom must be protected

Ambasada e Zvicrës në Shqipëri ka reaguar në lidhje me protestat studentore, duke dënuar dhunën, ndërsa bën thirrje për vetëpërmbajtje.Në…

17 minutes ago