Barcelona po vijon riorganizimin e skuadrës për sezonin e ri. Pas raportimeve të djeshme se Ronald Araujo do të kalojë në huazim te Liverpooli, edhe mesfushori Marc Casado pritet t’i japë fund qëndrimit në klub.
Përveç përpjekjeve për të afruar përforcime, drejtuesit e Barcelonës, nën udhëheqjen e drejtorit sportiv Deco, po punojnë për shitjen e futbollistëve që nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Hansi Flick.
None found
Casado nuk konsiderohet alternativë për formacionin titullar të Flick, ndërsa ardhja e pritshme e Rodrit e ka vështirësuar më tej pozicionin e tij në ekip.
Mesfushori spanjoll synon të ketë më shumë minuta në dispozicion, por te Barcelona e ka kuptuar se nuk do ta marrë hapësirën e nevojshme për të luajtur.
Sinjalet e dhëna gjatë stërvitjes së mëngjesit të sotëm, të shtunën, treguan se largimi i Casados tashmë është thuajse i përfunduar.
Futbollisti u largua nga kampi i klubit pasi u mor vendimi që të mos udhëtonte së bashku me skuadrën drejt Udines. Barcelona do të zhvillojë sot atje një takim miqësor kundër Udineses, ndërsa përjashtimi i tij nga lista e Flick shihet si një dëshmi e qartë se mesfushori është pranë largimit.
Destinacioni i mundshëm është Arabia Saudite
Drejtuesit e Barcelonës janë angazhuar konkretisht për realizimin e shitjes së Casados. Bazuar në informacionet e deritanishme, mundësia më e madhe është që ai ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.
Interesimin më të fortë e ka shfaqur Al Hilal. Paralelisht, klubet janë duke negociuar edhe për transferimin e Joao Cancelos, i cili mund të mbërrijë te Barcelona.
Mungesa e Casados në udhëtimin drejt Italisë tregon se marrëveshja mund të mbyllet shumë shpejt, ndaj tashmë mbetet të pritet vetëm njoftimi zyrtar.
NP “Parkingjet e Komunës Qendër” paralajmëron për SMS-mesazhe të rreme, përmes të cilave dërgues të panjohur keqpërdorin emrin e ndërmarrjes,…
Çështja e blerjes së energjisë elektrike nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nxitur debat mes deputetëve të pozitës dhe…
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha rikthehet titullar te skuadra e AEK-ut të Athinës në Ligën e Kamponëve. Strakosha…
Como është shfaqur si një ekip potencial për sulmuesin e Manchester United, Joshua Zirkzee, përpara afatit kalimtar të janarit. Skuadra…
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është përgjigjur kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur…
Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit,…