Ajax ka bërë zyrtar kalimin e portierit të Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, i cili do të luajë për klubin holandez në formë huazimi për një sezon.
Portieri gjerman, 34 vjeç, firmosi me Ajaxin pasi kreu me sukses testet mjekësore gjatë fundjavës.
None found
Në bazë të marrëveshjes, skuadra që garon në Eredivisie pritet të mbulojë 15% të pagës së futbollistit.
Përmes një njoftimi zyrtar, Ajaxi konfirmoi se kishte arritur marrëveshje me FC Barcelonën dhe Marc ter Stegen, duke theksuar se portieri do t’i bashkohet ekipit për një sezon nga klubi spanjoll.
Drejtori teknik i Ajaxit, Jordi Cruyff, e vlerësoi transferimin dhe theksoi se Ter Stegen sjell një përvojë të jashtëzakonshme, ndërsa cilësitë e tij janë të njohura gjerësisht.
Cruyff shtoi se portieri përbën një përforcim të menjëhershëm për skuadrën dhe se të dy njihen mirë me njëri-tjetrin.
Ai tha gjithashtu se kishte kohë që po punohej për realizimin e këtij transferimi dhe se ishte i kënaqur që Marc kishte nënshkruar kontratën, duke qenë tashmë gati për të nisur punën.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…