Shqipëria luan sonte ndaj San Marinos në ndeshjen e raundit të dytë të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë garojnë aktualisht në Ligën C dhe synojnë të ngjiten një nivel më lart. Përballja ka peshë të veçantë në garën për vendin e parë në grup, objektiv që e kanë shprehur si trajneri Rolando Maran, ashtu edhe futbollistët.
None found
Ndonëse në letër diferenca mes skuadrave mund ta bëjë sfidën të duket e lehtë, ndeshja do të vendoset në fushë. Për këtë arsye, Shqipëria nuk duhet ta nënvlerësojë kundërshtarin. Në konferencën për shtyp, Maran dhe kapiteni Berat Gjimshiti theksuan se skuadra do të jetë maksimalisht e përqendruar.
Gazetari sportiv Gentian Alinani ka paraqitur një ide për formacionin që trajneri italian mund të hedhë në fushë nga minuta e parë. Ndër lojtarët që pritet të synojnë një vend në njëmbëdhjetëshen titullare është edhe Anis Mehmeti. Mesfushori i Ipswich mund të marrë mundësinë nga Maran për të treguar aftësitë e tij kundër një rivali që mund t’i krijojë hapësirë për të luajtur me më shumë fantazi.
Mehmeti mund të jetë një aset i rëndësishëm për Maran si në sulm, ashtu edhe për shkak të vlerës së tij në treg. Sipas “Transfermarkt”, futbollisti kushton 15 milionë euro, shumë më tepër se i gjithë ekipi i San Marinos. Skuadra e drejtuar nga Roberto Cevoli vlerësohet në 1.18 milionë euro, ndërsa lojtari më i shtrenjtë i saj është portieri Edoardo Colombo, me vlerë 350 mijë euro.
Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar me përgatitjet për përballjen ndaj Izraelit.Në Debrecen, “Dardanët” kanë zhvilluar stërvitjen e radhës para sfidës…
Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia në Belsh, pasi dyshohet se aksidentoi një 14-vjeçare me një motomjet që e drejtonte…
VLEN ka mobilizuar të gjitha strukturat e saj politike dhe institucionale në mbështetje të kandidatit për kryetar të Komunës së…
Real Madridi ka identifikuar mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, si një nga objektivat e mundshëm për afatin kalimtar të janarit.Sipas…
Mungesa e terminëve për kontrolle mjekësore dhe rezultatet që vonohen vazhdojnë të përbëjnë shqetësim për qytetarët. Pritja shpeshherë nuk përfundon…
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar kufirin në Han të Elezit, aty ku në qershor të 1999-tës, trupat…