Categories: sport

Maran përzgjedh 27 kuqezinj për mbylljen e Ligës së Kombeve, Ysni Ismaili ftohet për herë të parë

Për dy takimet përmbyllëse të Grupit C1 në Ligën e Kombeve, kundër Finlandës dhe Bjellorusisë, trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, ka bërë publike përzgjedhjen prej 27 futbollistësh. Në grumbullimin për përballjet e rëndësishme të nëntorit përfshihen rikthime dhe një emër i ri.

Ftesën e parë për të përfaqësuar Shqipërinë e ka marrë Ysni Ismaili. Mbrojtësi që luan me Dinamo City përbën të vetmen risi në listën e Maranit.

Të lidhura

None found

Takimi i parë i kuqezinjve këtë nëntor do të jetë ai me Finlandën, më 12 nëntor. Përballja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” dhe do të nisë në orën 20:45.

Pas kësaj ndeshjeje, ekipi shqiptar do të marrë rrugën drejt Budapestit për sfidën me Bjellorusinë. Takimi i 15 nëntorit është parashikuar të luhet në stadiumin “Illovszky Rudolf”, me fillim në orën 18:00.

Mes të përzgjedhurve nuk mungojnë as emrat me peshë në kombëtare, Etrit Berisha, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Kristjan Asllani dhe Rey Manaj.

Futbollistët e ftuar sipas reparteve janë:

Për portën janë përzgjedhur Etrit Berisha, Alen Sherri dhe Mario Dajsinani.

Në repartin mbrojtës janë thirrur Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Samuele Sina, Elseid Hysaj, Ysni Ismaili, Mario Mitaj, Stavro Pilo dhe Naser Aliji.

Mesfusha përfaqësohet nga Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Juljan Shehu, Luis Hasa, Feta Fetai, Klevi Qefalija, Ernest Muçi, Arbër Hoxha dhe Taulant Seferi.

Për sulmin, Maran u ka dërguar ftesë Rey Manajt, Myrto Uzunit, Mirlind Dakut dhe Cristian Shpendit.

të fundit

AKU bllokon mbi 88 ton produkte ushqimore, gjobiten “Pronatyra treg” dhe “Redian Dobruna”! Ndërpritet aktiviteti i një biznesi në Berat

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 128 inspektime në të gjithë vendin gjatë datave 26-27 nëntor 2026, duke konstatuar shkelje…

12 minutes ago

Memeti: Gëzuar 28 Nëntorin, një festë e ndaluar në Luginën e Preshevës, por e gjallë në zemrat shqiptare

Visar Memeti, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, duke rikujtuar se kjo festë…

16 minutes ago

PSV Eindhoven interesohet për huazimin e Ardon Jasharit në janar

Sipas gazetarit Sacha Tavolieri, PSV Eindhoven po shqyrton një mundësi për të nënshkruar me mesfushorin e Milanit, Ardon Jashari, në…

23 minutes ago

28 nëntori festë dhe protestë/ Qytetarët thirrje për dorëheqje, autoboti i ujit i policisë “vishet” me flamurin kuq e zi (VIDEO)

Qytetarët priten të mbajnë në këtë 28 Nëntor protestën kombëtare në kryeqytet, të paralajmëruar prej disa ditësh. Ndërkohë, një nga…

30 minutes ago

Kurti: Pavarësia u arrit me përpjekje të brezave, jo si dhuratë

Kryeministri Albin Kurti ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin, duke rikujtuar përpjekjet historike që i paraprinë shpalljes së Pavarësisë së…

38 minutes ago

Erion Veliaj uron 28 Nëntorin: Do të doja të isha në Sheshin Skënderbej për të ngritur lart Flamurin Kuqezi

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga qelia ka ndarë një mesazh urimi për festën e Pavarësisë, duke shpërndarë…

43 minutes ago